Edi Rama: Zbatimi i reformës në
drejtësi dhe integrimi, objektivat

Edi Rama: Zbatimi i reformës në<br />drejtësi dhe integrimi, objektivat
Shqipëria dhe Landi i Hessenit në Gjermani intensifikojnë kontaktet dhe bashkëpunimin. Me ftesë të Kryeministrit Edi Rama po zhvillon një vizitë në Shqipëri, Kryeministri i Landit të Hessenit, Volker Bouffier dhe një grup deputetësh të këtij Landi.
 
Kryeministri Bouffier dhe Rama patën një bisedë për të shtyrë përpara axhendën e bashkëpunimit të përqendruar tek rritja e shkëmbimeve tregtare, të investimeve gjermane në Shqipëri dhe zhvillimit të arsimit profesional.
 
Jam shumë mirënjohës dhe shumë i nderuar për këtë vizitë dhe si gjithnjë gjermanët i mbajnë premtimet.
 
Në Hessen më premtuan se do të kishin mundësinë të na kthenin vizitën dhe ajo që është më e rëndësishme është se ë bashku me Landin e Hessenit dhe me Kryeministrin po ndërtojmë një dialog shumë të frytshëm sesi të bashkëpunojmë dhe të gjejmë mënyrat e mira për të ndihmuar të rinjtë për të gjetur këtu mundësitë e tyre, që do të thotë që t’i inkurajojmë ata që të rrinë këtu dhe të mos largohen.
 
Gjithashtu patëm një dialog shumë të mirë përsa i përket rrugës sonë të integrimit në Bashkimin Europian. Gjermani është një partner i madh, strategjik për ne dhe ne jemi në një vend më të mirë nga pikëpamja rajonale, po ashtu dhe si Shqipëri, falë qeverisë gjermane, Kancelares, por edhe falë disa kryeministrave të disa landeve, të cilët na kanë ndihmuar shumë në këtë proces.
 
E fundit, por ja nga rëndësia, kemi folur gjithashtu rreth procesit politik dhe sesi përtej linjave partiake, përtej familjeve partiake, të mund të ndërtojmë sëbashku një vullnet të përbashkët për të kapërcyer pengesat. Tani ka ardhur koha në Shqipëri që të zbatojmë reformën në drejtësi, e cila është një reformë  shumë e madhe. Tashmë kemi bërë ndryshimet kushtetuese me mbështetje të madhe nga BE dhe Gjermania dhe jemi në fazën e implementimit.
 
Jam shumë mirënjohës dhe shumë i sigurt se me mbështetjen e Kryeministrit dhe të të tjerëve do të shkojmë përpara me më shumë bindje dhe me më shumë rezultate
” – u shpreh Kryeministri Rama, në një dalje për mediat me Kryeministrin Bouffier, pas takimit.
 
Kryeministri iu përgjigj edhe interesimit të medias gjermane, përse për Shqipërinë është e rëndësishme të bëhet një anëtar i BE-së.
 
Nuk ka alternativë tjetër. Është mënyra e vetme për të modernizuar dhe procesi i integrimit nuk është për ne një rrugë për të shkuar gjëkundi, por për të ndërtuar këtu një shtet të besueshëm me institucione funksionale, me një sistem drejtësie funksional e kështu me radhë.
 
Kështu që BE-ja, për ne në Shqipëri dhe në rajon është një mundësi fantastike. Nuk ka asgjë tjetër përtej kësaj. E di që në sytë e disa popujve në Europë mund të dukemi naivë, por besoj se ata janë naivë dhe mendoj se kushdo që sot vë në pikëpyetje BE-në harron që kjo është gjenerata e parë në Europë që nuk ka pasur luftë dhe besoj që kjo është falë BE-së
” – u shpreh Kryeministri.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë