Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazit kanë nisur përballjet në volejboll dhe basketboll në kuadër të ‘Edicionit të 4-të të “Ekipeve Sportive në Shkolla”.
Kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë disa foto të nxënësve, thekson se këtë vit janë 608 ekipe nga të gjithë institucionet 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e nxënësve pjesëmarrës në Edicionin e 4 të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ku kanë nisur përballjet në volejboll dhe basketboll në kuadër të programit të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që këtë vit ka përfshirë 608 ekipe nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në mbarë vendin në garë për kupën e finales, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në rrjete sociale Rama.
Komente











