Në një ceremoni në Los Angeles janë ndarë mesnatën e të dielës çmimet e përvitshme të “Golden Globe Awards”. Çmimet kryesore kanë shkuar për filmin biografi Bohemian Rhapsody dhe komedinë Green Book.
Në edicionin e 76-të të Golden Globe, aktori më i mirë është shpallur Rami Maler, ylli i filmit Bohemian Rhapsody, ndërkohë që Michael Douglas ka fituar çmimin ‘Aktori më i mirë në komedi televizive’ për rolin e tij tek “Kominsky Method”.
E nominuar në Golden Globe ishte edhe këngëtarja Lady Gaga për rolin e saj tek filmi “A Star Is Born”. Këngëtarja u nominua në kategorinë “Aktorja më e mirë”.
Më poshtë mund të ndiqni disa nga çmimet kryesore që u dhanë në edicionin e 76-të të Golden Globes:
-Filmi më i mirë dramë – Bohemian Rhapsody
-Filmi më i mirë komedi apo muzikël – Green Book
-Aktori më i mirë në filmin dramë – Rami Malek (Bohemian Rhapsody)
-Aktorja më e mirë në filmin dramë – Glenn Close (The Ëife)
-Aktori më i mirë në filmin komedi/muzikël – Christian Bale (Vice)
-Aktorja më e mirë në film komedi/muzikël – Olivia Colman (The Favourite)
-Drama më e mirë televizive – The Americans
–Komedia më e mirë televizive – The Kominsky Method
–Aktori më i mirë në dramë televizive – Richard Madden (Bodyguard)
-Aktorja më e mirë në dramë televizive – Sandra Oh (Killing Eve)
-Aktori më i mirë në komedi televizive – Michael Douglas (The Kominsky Method)
-Aktorja më e mirë në komedi televizive – Rachel Brosnahan (The Marvellous Mrs Maisel)
Çmimet “Golden Globe” (edicioni 76-të) janë ndër më të rëndësishmit në botë për kinemanë dhe televizionin dhe janë shpërndarë nga “Hollywood Foreign Press Association, që bashkon gazetarët ndërkombëtarë që merren me kinema dhe televizion: fituesit vendosen në bazë të votave të 90 prej tyre. Vlerësimet në “ Golden Globes” janë edhe një ogur i mirë për filmat, që garojnë më pas për në OSKAR.