Gjatë mbrëmjes së sotme pritet të nisë edicioni i katërt i programit “Dancing With The Stars Albania”. Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë emra mjaft të njohur të ekranit të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin në një fushë, e cila nuk u përket siç është kërcimi.

Në këtë edicion do të jenë pjesë emra si  drejtuesi i emisionit “Kasketa” në A1 Report, Kastro Zizo, aktori  Albano Bogdo, Lori Hoxha, aktori Arben Derhemi, Monika Lubonja, këngëtarja Flaka Krelani, Rike Roci, prezantuesi Arjon Muça,  prezantuesja e “Thumb” në A1 Report  Aulona Musta etj.

Ndërkohë prezantimi i spektaklit i është besuar këngëtares Jonida Maliqi dhe prezantueses Armina Mevlani. Një element i rëndësishëm janë edhe pjesëtarët e jurisë,e cila do të përbëhet nga balerini i njohur Ilir Shaqiri, gazetarja Iva Tiço, aktorja Ema Andrea dhe kompozitori Alfred Kaçinari.

dancing with the stars

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)