Edison Ypi: Jam zezak

Edison Ypi: Jam zezak

Ju trimat që e keni çarë historinë me shpatë në dorë, ju që i keni rezistuar turkut me qindra vjet, e keni kapur topin për grike, keni flakur në det Italinë, keni hedhur gunat përmbi tela, i keni hipur tankut zbathur dhe me granatë në dorë, ju qingjat e butë që i keni derdh plumb në gojë armiqve të egër, ju që keni bërë dhe plot e plot trimërira të tjera, po tuteni tani nga 3 mijë afrikanë jabanxhinj në hall që do rrinë nja dy muaj brenda një kampi në Lezhë.

Ju famëzinjtë që keni hedhur në erë kisha e xhamia, keni spiunuar njëritjetrin, keni folur brroçkulla komuniste nëpër mbledhje, keni aprovuar me duartrokitje të stuhishme dënime kriminale, në vend që të pendoheni e t'i luteni Zotit tu falë gjynahet, tani pini kafe, hani mish, shetisni në Internet, shkoni në plazh, bëni selfie, vrisni e prisni tjetrin për mustaqet e Çelos, ikni në Gjermani, Angli, Amerikë, as këtë herë të vetme që u erdhi rasti të bëni diçka humane nuk po e luani bythën venit.

Ju që ç'u sheh syri u vjedh dora, ju që rrogat ua fal Europa, rrugët e reja i bëni me pare nga bota, çdo të mirë materiale e importoni se vetë nuk prodhoni dot asgjë, refuzoni një kontribut minimal për ca të mjerë që vinë nga tmerri, nga lufta, nga Afrika.

Justifikimet tuaja se ikanakët e fukarallëkut me ngjyrën e lëkurës dhe tendencën për kriminalitet, do falimentojnë turizmin e veriut, do pushtojnë Kalanë e Lezhës, do ja përdhosin varrin Skënderbeut, do ndryshojnë demografinë e zonës, do ndotin Rracën, e të tjera e të tjera turpe e tmerre e çmendurira që s'i rrok rradakja e s'i nxë goja, për një mendje minimalisht normale, përveçse të pavërteta, janë të padenja, janë të neveritshme, janë të shëmtuara.

Me i pranu të gjithë ardhacakët e urisë dhe të luftrave nga Afrika në Europën e supermarketave me ushqime të ambalazhuara për qen e mace, është punë që s'bëhet. Europianët, nga Lampedusa në Oslo dhe nga Lisbona në Ankara, do bëheshin gardh, s'do lejonin asnjë.

Mos me pranu asnjë afrikan në Europë. Edhe kjo për një mijë arsye s'bëhet.

Zgjidhja, si çdo zgjidhje e negociuar, ndodhet diku mes këtyre dy skajeve.

Ku pikërisht ?

Këtë s'mund dijë çdo hajn që vjedh dhe bërtetve uluret të mbulojë vjedhjet me rrena, as çdo delirant që pjerdh në gazetë, çdo i shitur që 10 në television, çdo halabak që ngefoset në Fejsbuk, apo çdo militant që çirret në mitingje në pritje të kockës.

Këtë e dinë ata që kanë bërë shkollën, ata që kanë vizionin, guximin, vetsakrifikimin: Politikanët vizionarë, qeveritarët e ndershëm, gjeostrategët, ligjbërësit, ligjzbatuesit, për të cilët i vetmi kallauz është Ligji.

Duke dashur vetëm të merrni dhe kurrë të mos jepni, duke preferuar të mbeteni gjithmonë "shatë" e duke mos u bërë kurrë "lopatë", me refuzimin për të pritur të arratisurit nga xhunglat që duan të shpëtojnë kokën, po gaboni.

Po ashtu si lëkurbardhët nuk janë të gjithë Njutona, Ajnshtajna, Çurçilla, edhe bohemët e Fatit më të zi se lëkura, nuk janë të gjithë Louis Armstrong-a, Martin Luther King-a, apo Michael Jackson-a, por nuk janë as skafista nga Labëria, e as trafikantë nga Tropoja.

Pse shqiptarët nuk mirpresin afrikanë ?

Sepse shqiptarët kanë një difekt të madh: Dinë të rrinë ngjeshur e njeshur, bythë më bythë me familjen, fisin, njëritjetrin, pra kanë vetëdijë komunitare primitive. Por nuk kanë vetdijë komunitare integrale, as lokale, as europiane. Prandaj ngushtohen çdo ditë në hapësirë, dhe janë çdo ditë e më pak në numur.

Para tablosë së turpshme të mungesës së mikpritjes, monitorët europjanë bëjnë prognoza dhe marrin masa për shqiptarët që kërkojnë të hyjnë në Europë duke u kërkuar europianëve hiç më pak se atë që atyre vetë u mungon, atë me të cilën janë mburrur në shekuj - Mikpritjen.

Ju që i keni çuar italisë mijëra e mijra arabë, turq, egjiptianë, kinezë, shumë prej të cilëve duke u premtuar ti çoni nga Vlora në Brindizi i çuat nga Vlora në Shëngjin dhe i mbytët në det sa e mbuluat Adriatikun me rënkime që dëgjohen ende sot, tani trembeni nga 3 mijë zeshkanë që edhe nëse janë kanibalë nuk hanë brenda fisit, ndërsa ju nuk kurseni as nënë as babë.

Kundërshton shumica ? Cila shumicë ? Ata që po të të shihnin duke ecur anës lumit në Librazhd 60 kilometra nga kufiri, të spiunonin se doje të arratiseshe në Jugosllavi ? Verdikti i kësaj shumice nuk vlen. Përpara se të dëgjoj çfarë thotë kjo shumicë e egër, preferoj të dëgjoj dhe të pranoj çfarë më këshillon zemëra e butë, të jem zezak.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik: 09/11/2023 11:23

    Bukur i shkruar por nuk prek thelbin e zgjidhjes. Ketu nuk behet fjale ne jane a jo shqiptaret racist apo jomikprites por a eshte kjo zgjidhja e problemit. Ne jo vetem nuk jemi zgjidhja por do perkeqsoj dhe do krijoj nje precedent,qe asnjeri nuk ja di fundin, jo vetem per shqiperin por edhe per rajonin. Ekspert te fushes para 50-60 vjet me pare kane paralajmeruar politiken europiane per rrezikun e ketij problemi. Pikerisht mungesa e vizionit dhe mosparja e problmit ne sy ka sjell ne kete situat. Kur nje europe e madhe gjeografikisht dhe e fort ekonomikisht nuk eshte ne gjendje ti beje ball ketij problemi si mundet te jet zgjidhja ngritja e kampeve te "perqendrimit" ne shqiperi? Ata, o lume miku nuk nisen per Gjader por per EU dhe si kaluan detin do te kalojne dhe fusha e male e do te mbrrijne atje ku jane nisur. Persa i perket asaj ndjenjes se "borxhit" te KM une nuk e di nga i vjen por keto pune nuk behen me ndjenja por me mendje te ftohta dhe ekspert. Shumica e shqiptarve ne perendim jane qytetar te devotshenm te europes,kontribues,taksapagues qe nga punet e rendomta e deri te poetet e shkencetaret, per keta ne jemi krenar. Hajduti dhe krimineli nuk kane etni, ka nga te gjitha sojet e ca me keq se ne. Uroj qe KM ti kthehet punes e te merret me hallet e shqiptarve dhe jo te bej "liderin boteror" te zghidh hallet e njerezimit,se po na bene gazin e botes. Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet. Uroj qe kjo marrveshje te mos gjej zbatim se zgjidhja eshte diku tjeter.

    Përgjigju
  • sokol: 09/11/2023 08:14

    Opo zezak qofsh ti, po ne Shqiptaret mos na ngaterro me zezaket per shkak te kredos politike ne Europe. De jure transferimi i tyre ne Shqiperi shkel cdo parim te te drejtave nderkombetare te njeriut. Edi Rama po sillet si pronar i Shqipetareve dhe nuk mund te vendos i vetem nga gomarlleku i tij. Ajo dihet qe ata do shfrytezohen si skllever nga bizneset e qeveritareve, pasi Shqiptaret po mesojne vlerat e veta dhe po dine te zgjedhin me te miren per ta, emugrimin, pasi u ngopen me shpresa dhe lugen bosh.Tjetra eshte se Edi Rama dhe grupi i tij i gay-ve ndoshta do ti kete me afer ndoshta ti bejne fresk me gjethe palme lakuriq pasi ndoshta mendja i punon vetem per fantazi seksuale pasi me lekun ka mbaruar pune. Tjetra eshte se nuk mund te jepet nje baze e rendesise se vecante ne menaxhim Italjaneve nga qefi i Edi Rames. Dhe nuk ka shqipetar qe pranon qe i vetem komb homogjen i mbetur ne Bote te perzihet me ata. dhe tjetra zezaket jane te pamenaxhueshem dhe do marrin rruget.

    Përgjigju
  • Iris: 09/11/2023 04:28

    Z.Ypi,te keshilloj te lexosh reagimin e AI dhe artikullin e z.Aleksander Ziniti per kete ceshtje dhe nuk behet fjale per 3 mije,por per 36 mije/vetem ne nje vit emigrante te paligjshem dhe meqe u tregove te gjitheve vendin dhe te duket vetja sot /zezak/,ku ishit ju dhe parardhesit tuaj kur shqiptaret dergjeshin ne mjerim? Ku ishin bejleret Ypet,Vrionet,Toptanet,Kelcyret,Verlacet etj? Pse nuk bene per shqipot dikur,ate qe ti deshiron te bejme sot per afrikanet? Hapet ndonje spital,hapet ndonje biblioteke sic e hapi M.Frasheri,dhate ndonje burse per femijet e varfer te prinderve qe punonin ne cifligjet tuaja,financuat ndonje shkolle,hapet ndonje fabrike,falet ndonje ngaster toke per fshataret? Reforma agrare e Zogut deshtoi pikerisht se nuk gjeti ndonje nga ju qe te behej /zezaku/ i kohes e te sakrifikonte.Dhe tani na rreh gjoksin si /zezak/! Do te ishte me mire te ishe /shqiptar/ ne rradhe te pare.

    Përgjigju
    • Bxl: 09/11/2023 08:39

      Bravo Iris . Po ky Ypi dukek ne emer ! i paskan ra trut ne qaf - mosha !! Nje her thot qe ne ishim me te mirt e me trimat ne bote e pastaj jemi me te keqit e krminela . Po ju na bët te till duke na detyruar qe tikim nga vendi ynë per një rrog me te mirë e tani doni te ndimoni ato qe edhe vendet fqinje nuk i duan !! Po pse o Ypi pi… motr….. a punojn zezaket me shumë se shqiptaret ? Ta qifsh… zezaket fisin tend se at din ta bejn !! Po jo punë ! IRIS fol edhe per ato qeveritart aty qe po behen servilat e Europes e te Amerikes per te fshehur pisdhiqet e tyre qa kan berë e mos ti dalin kontot bankare anonieme ku i kan nepr botë , duke pranuar çdo komb te vijë qe skan lidhje me ne fare ,, ato jan kriminelat e ati vend qe po e shktrrojne shqiperin jo populli i mjer qe lufton per te jetuar. Iris te pershendes e ta prift Zoti mbare, rrespekt

  • Alba: 09/11/2023 03:42

    Nje nga shkrimet me te mira .Duhet te shtoj se racizmi eshte po aq i ndyre moralisht sa te themi pedofilia .

    Përgjigju
    • Bxl: 09/11/2023 08:14

      Po qa e perzini me rracizem ? ! Ndimoni shqipetart qe po punojn per 300€ e nuk i del as me la borxhet, jan çmimet e dritave, naftes, ushqimeve etc me te larta se ne Europ e ti na bën si i dhimshur po ti je i dhjer e jo i dhimshur !! Ndimoni njeri-tjetrin e pastaj te tjret.

  • Edin: 08/11/2023 23:51

    Me mir ti çojn nkosov ne véri te mitrovices se ka ven me shum dhe do jen ma rehat

    Përgjigju
  • Scutari: 08/11/2023 20:25

    Të lumtë dora!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë