Si çdo kurvar, edhe kurvari që u bë President, s'ka asnjë gdhendje, rafinim, sofistikim, asnjë pikë takimi me diturinë, kulturën, shkencën, historinë, artin.
Si ky kurvar që u zgjodh President gjen me qindra nëpër kafenetë e periferisë së Tiranës.
Nëpër gjithato fjalime, ndonjë shaka nga Mark Twain, apo Oscar Wilde, a ndonjë quotë nga Ralf Waldo Emerson, a ka shqiptuar ky kurvar ? Me kë e ke ore. Ky kurvar pa asnjë vetkontroll, përdor, shqipton, improvizon, vjell, vetëm çfarë i vjen në mendje këtu dhe tani, atypëraty, pa asnjë thellim, pa asnjë skrupull, pa asnjë filtër.
Kurvari që kurvar se kurvar mbetet çfardo që të bëhet sado poshtë të gremiset e sado lart të ngjitet, s'ka haber nga "Public Speaking". Duket sikur ky kurvar as njerëz që ta këshillojnë si të flasi, të pyesi, të përgjigjet, nuk ka. Me gjasa, sepse nuk dëshiron të ketë.
Është normale, madje njerëzore dhe e këndshme, që Lideri të këpusi edhe ndonjë gafë, ndonjë mufkë. Mirpo kurvari që u bë President, çfarë nxjerr nga goja, i ka të gjitha gafa, të gjitha mufka.
Edhe lideri më modest ka një vetpërmbajtje. Kurvari President s'e ka idenë se ky rregull kaq i thjeshtë dhe themelor ekziston, dhe duhet respektuar. S'ke ç'i bën. Prandaj përveçse kurvar, e cilësojnë edhe karagjoz.
Që publiku, elektorati, kallaballëku, jo vetëm të kuptojë çfarë po thotë, por edhe të mos mërzitet duke dëgjuar liderin, nga lideri, heraherës, lypset ndonjë befasim spontan. Ky kurrë. Ky kurvar përsosmërisht i parashikueshëm, më tepër makinë se njeri, ngjan si robot i programuar.
Më mirë të dish se të kesh, e dinë edhe e zbatojnë edhe më pak të edukuarit se më pak të shkolluarit me votat e të cilëve kurvari u bë President. Kurvari që u bë President dëshmon të kundërtën. Kurvari President qelbet era Dollaro, Euro, Rubla Jen. Jo jo Zoti Kurvar. Këto mbaji për vete. Këto nuk më duhen. Këto as qeni s'i ha.
Miliona njerëz përqark botës, në të kundërt me kurvarin President, zgjedhin të dinë më tepër se të kenë. Për një arësye të thjeshtë: Sepse para pareve preferojnë Lirinë.
Kurvarin nuk e fton dot për një drekë, për një darkë, a për një çaj, se kurvari nis e ta sheh gruan, a motrën, a mbesën, nga këmbët ose nga sisët, dhe zhytur në kolltuk duke rrufitur çajin e duke tymosur puron ja heq me imagjinatë brekët.
E vetmja meritë, aftësi, talent, që mburret kurvari që u bë President, janë numuri i dashnoreve që ka pasur dhe i kopilave që ka lënë rrugëve, që as vet nuk e di sa janë. Që as kjo nuk është ndonjë lavdi sa kohë në fushën e kurvllikut nuk konkuron dot as me Fidel Kastron, i cili, femra, apo kurva të ndryshme me të cilat ka bërë qef, ka pasur 35 mijë.
Kurvari është ulur ka folur me Putinin e Rusisë dhe Kim Jongun e Koresë së Veriut. Por jo si lideri me liderin. Vetëm si kurvari me kurvarin, halabaku me halabakun, Diktatori me Diktatorin. Çka nuk dëshmon asnjë aftësi negociuese, talent negociatori, por vetëm kurvllik.
Si në përgjithësi Europa, edhe fisnikët shqiptarë që kanë qeverisur në shekuj, ypllarët, bushatllinjtë, kokalarët, e të tjerë, e kanë gjetur gjithmonë mënyrën për të mos u mundësuar të dalin në krye dhe të marrin frërët kurvarët, harbutët, interesaxhinjtë, rrenacakët, dallaverexhinjtë. Për të ardhur keq që bota e sotme, sa duket, nuk mundet të bëjnë atë që bënë fisnikët shqiptarë.
Kurvari President që është dënuar nga disa gjykata për hajdutllik, flet për politikën si për futbollin, për ekonominë si për boksin, dhe për gjithë të tjerat si Nastradin Hoxha që thoshte "Mos bëni si bëj unë, bëni si them unë".
Ka pasur bota kurvarë të famshëm, rasputinë e don zhuanë të lavdishëm e të fuqishëm, por askujt si ka vajtur mendja të bëhet President si ky kurvari i sotëm.
Edhe kurvarët ekzistojnë, dhe, për aq sa meritojnë, duhen respektuar. Aty ku e kanë vendin, në fund të kazanit. Vetëm rrëzë murit. Jo pranë vatrës. As afër oxhakut. Kurrë në krye të Botës.
Një kurvar mund të jetë i vlefshëm e i dobishëm për shumçka. Por jo për President kurvar që fut hundët te tradita, familia, nderi, besnikëria, me të cilat s'ka asgjë të përbashkët.
Amerika ka sot për President një kurvar.
Shum tmerr.
O burre kurve po ju ka mbulu kurvelleku a hajnia prandaj keni should ne ate gjendje sense curvature si ti flashing pa lidhje
PërgjigjuTe votonin Berishen e Shiqeres ypllar,bushatllinj,kokalar..hajdar,arrnautllar,Rakipllar..O Ypi ,o mentori i Rakillarit,tutori i tij.S po e zgjas me
PërgjigjuBravo! Po pyetja 1 million dollar eshte.Pse America zgjodhi kete te degjeneruar.Ka disa arsye,po me kryesorja eshte,shumica e americaneve kane nje nivel arsimimi shume te ulet dhe nje nivel intelekti nen mesataren.
PërgjigjuShko mor loqe qe pjerdh pa lidhje nuk u vini as te loqet amerikaneve per edukim e innovations vetem pederat Jane kundra trumpit
Hahahahahahah po more rrot kari po ,vetem Shqipot si puna jote jane te zgjuar .