O Çim ke kap thelbin.
O Çim, ke kuptu se shqiptarët sa më tepër t'i përdhosësh, aq më tepër të adhurojnë.
O Çim, absolutisht dhe definitivisht, je, dhe për një kohë të gjatë ke me mbet, më i suksesshmi konduktor televiziv jo delirant, jo me pras në mendere, jo me fluturime pindareske, por realistik.
O Çim përmes algoritmit gjenial që ke gjet, e ke kap dhe e ke kapërxy zenitin e popullaritetit përmes budallallëkut të tjetrit.
Telendisja që i bën ti o Çim të ftuarve duke i detyruar që atje ku varin çadrën e shiut të varin dhe burrninë e munguar, ky kusht dantesk për me hy në studion tënde si me hy në Ferr ose në Parajsë, është mahnitës.
O Çim e ke pak me ta fal krejt arin e botës për ndimesën e paçmuar që po jep për higjenizimin e medias shqiptare duke sha e pështy pa mëshirë e pa u lodhur me gjith fuqinë e gurrmazit, nofullave dhe bullçinjve të tu të fuqishëm si të Mujit dhe Halilit.
Ti o Çim s'ke asnjë faj e s'mban asnjë përgjegjësi për karakterin prej skllevërish të lindur e të ftuarve të tu. Arsyeja që mjeranët në fjalë nuk reagojnë ndaj përdhunimit live që ti o Çim u bën, është thjesht dhe vetëm pangopësia e tyre për rroga astronomike me pare të vjedhura.
O Çim, po mahnit dynjanë mardhënia jote me viktimat e tua që nuk u bën përshtypje asnjë ofendim, asnjë degjenerim, asnjë përdhosje, asnjë shkapërdhim, sado i rëndë prej teje, dhe jo që nuk e kanë fare problem, por për nder e kanë, edhe në gojë tu pështysh, edhe në fytyrë tu pjerdhësh, edhe mbi kokë tu dhjesësh.
Me të shpërbly ty o Çim për meritën, si i vetmi që ke dalë jashtë skemës masturbative të Syrit, gjysma e floririt të botës nuk mjafton.
Telendisja që ti o Çim u bën atyre hajvanëve, është ekzaktësisht çfarë publiku dëshiron ëndërron, lutet, po s'mundet atyre tua bëjë. Si e tillë, telendisja totale që ti o Çim u bën atyre, është një shëbim publik me vlerë të pallogaritshëm në të mirë të higjenës mediatike kombëtare.
Me legenosjen që ti o Çim u bën mender analistave, të betohem se një Guinness me motivacionin "Për kontribut të shquar në vrasjen e krimbave" e ke pak.
Ke realizu ëndërrën e çdo konduktori që lodhet e stërlodhet, por nuk arrin ta bëjë as të qintën e asaj që ti o Çim e bën aq lehtësisht.
Duke dëshmuar live çdo natë madhështinë e pohimit ajnshtajnian mbi pafundësinë e budallallëkut njerëzor, ti o Çim i bën një shërbim të paçmuar ushtrisë së budallejve që të ndjekin nga ekrani shtrirë si derra mbi divan.
Megjithatë, ti o Çim, si mjeshtër i përdhunimit live të lolove mediatikë, këtë talent duhet ta përdorësh me më tepër nikoqirllëk.
Për shembull, ti o Çim ke hy në borxh të madh me rockerin e politikës mediatike, dervishin rrotullues Fred Astaire, alias Lelo, të cilin deri më sot e ke mbajt me hatër, asnjë sulm, asnjë bërtitje, asnjë kërcënim, asnjë përdhunim. Dervish Fredi bërë dhe synet, vdes që ta turpërosh, ta degjenerosh, t'ja marrësh erzin publikisht për qëndrimet qyrranjose që mban. Fred Rrotulluesi e ka për nder ti me ja thy karriken mbi kok. Veç fillo. Ke për të pa se Lelo Çapkëni, si mazohist me nam që dëshiron me u degjeneru sa më thellë, do të lusi për karriken tjetër.
Ose tjetri, ai shimpanzea që ka në ballë më tepër lesh se ti o Çim ke në kokë, në këmbë, në kërthizë, dhe në krejt zgavrat e trupit tënd. Të lutem luja qindin gavetë-lëpirësit që bo si filozof. Këtij mos harro ti bësh pyetjen habitore: Kush ka aq pare tepër sa me të pagu ty o majmun ?!
Mirë e bën o Çim që kurrë nuk i bërtet Bushatit. Nuk e meriton nomenklaturisti sjelljen tënde prej demokrati.
Merre noi herë rrife live kushon tim Alizoti o Çim. Të siguroj se i bën mirë.
Gabim ke bo që s'ja ke ngul asnjëherë gishtat në sy komunistit Agon Nasho. Korigjoje kët gabim o Çim.
Për rendimentin zero, efikasitetin infinitezimal, sterilitetin absolut kuptimor dhe përmbajtësor, edhepse prej saj të vjen ndoht, llaxores Maço i ke borxh të paktën dy shpulla, pam-pam mbi dy faqet e ftohta plot me silikon.
Lorenci, për zërin e impostuar prej baritoni, një rrebesh grushtash në ije dhe nofulla i ka hak o Çim.
Po i hodhe delirantit nga Parisi njëqint pështyma dhe një mijë cikra në surrat, të siguroj se me mijëra shqiptarë do të felenderojnë me zemër dhe shpirt.
Kujdes me spektakolarin Ganc Gjaku o Çim. Kujdes me atë deli' djalë që ka talentin e rrallë për ta monetizu budallallëkun e të tjerëve duke i tall me rrushin e vet. Dënimi simbolik që Avokat Gjaku meriton, nuk mund të jetë më tepër se ndonjë romuz i zgjedhur me kujdes. Për shembull lidhur me përshëndetjen me muzikë klasike që avokati topolak u bën rregullisht pas mesnate miqve të fejsbukut, hordhisë së katunarve që pasi hëngrën nga një kusi me groshë, tani flenë si qingja që nëpër ëndërra u fanepset Ndre Nika si Vittorio Gassman, Pandi Raidhi si Ugo Tognazzi, Skënder Sallaku si John Lithgow.
Komente










