Edison Ypi: Stalin Kurti

Edison Ypi: Stalin Kurti

Albin Kurti

Mblidhi krejt gojëçthurjet e burokratëve të Diktaturës. Shtoi intrigat e komiteteve, krismat e plenumeve, urdhrat e diktatorit, tmerret e Sigurimit, lehjet  e spiunëve, mbledhjet e kolektivit, grrahmat e zhulsave, ofshamat e fukarejve, urratë e kongreseve, kërcitjen e prangave, gërrvimat e zinxhirëve. Futi në një kazan. Kazanin vure mbi zjarr. Trazoje me një dru derisa të bëhet një lëng i pështirë si supa e magjistricave. Peltja në fjalë është dora vetë, Stalin Kurti deli' djalë.

Komitetet e partisë, zyrat e pushtetit, organet e dhunës, rropullitë e propagandës, merimangat e spiunllëkut, zorrët e Sigurimit, tribunat e parakalimeve, propaganda, kinemaja televizioni, teatri, njëri më i skëterrshëm se tjetri, ishin përplot me Stalin Kurta që shqiptarët i njohin mirë, se i kanë mbajt pranë vatrës dhe në krye të sofrës.

Krejt arsenalin e rrenave komuniste, hileve marksiate, pabesive staliniste, intrigave populiste, i ka skalit Zoti mbi surratin e Stalin Kurtit.

Stalin Kurti është një jugosllavist, një titoist dhe enverist dogmatik i radhës së parë me flamur në dorë.

Stalin Kurti është një refuzues i papërmbajtur i gjithçkaje të vlefshme.

Stalin Kurti është një "think negativ" i pashërueshëm.

Stalin Kurti merr stimul vetëm nga refuzimi, nga negativizmi.

Stalin Kurti këtë e bën duke goditur pa u ndalur, së pari, targetet e kollajta, ata që i ka më afër, ata që e rrethojnë, kolegët, miqtë. Nëse mish i tyre i duket i pashijshëm dhe nuk e ngop, kafshon më të shijshmin e mishrave, mishin e vet.

Stalin Kurti është një urrejtës i pandreqshëm.

Stalin Kurti gjallon në simbiozë me urrejtjen.

Stalin Kurti dhe urrejtja janë binjakë siamezë të ngjitur kurriz më kurriz.

Stali Kurti i përket rracës më regresivë të botës - të marrëve që kujtojnë se mund të mbeten në histori përmes një aftësie cerebrale mesatare dhe mohimeve të pandalshme deri në shkatërrim të gjithçkaje të vlefshme.

Stalin Kurti dhe zotnilliku, prej këtu deri në infinit, nuk takohen kurrkund.

Stalin Kurti, prej tani e deri në amshim, është dhe do mbetet një delirant i pështirë, një "full of himself", i pafytyrë.

Stalin Kurti është një rrenacak congenital.

Më depriment se derri, më i pabesë se hasmi, më i rrezikshëm se vrasësi, më i padobishëm se injoranti, Stalin Kurti nuk është qytetar. Aq më pak europian. Aspak Njeri. Kurrë lider. Kurrën e kurrës intelektual.

Për Stalin Kurtin, prerja në besë e mikut, moskryerja e detyrës, tradhëtia  ndaj Atdheut, janë habitati i tij i natyrshëm prej të cilit nuk mundet me u nda asnjë çast, se vdes.

Pa rrenën dhe hilen, Stalin Kurti mbetet si zhaba në zall, ngordh.

Stalin Kurtit i kan ardh nga Tirana në Prishtinë me e ndihmu në prapësitë e tij bolshevike një batalion partizan me çuna oficerash që i shërbejnë me zell revolucionar të armatosur me erudicion marksist, leninist, maoist, fidelist, polpotist.

Çunat e oficerave të Shqipërisë rrotull Stalin Kurtit, erudicionin në fjalë nuk patën fatin ta përdorin kur do ishte e mira, në Shqipëri në lule të moshës, për shkak të shembjes së Diktaturës.

Nga frika se gjithë ajo ngarkesë revolucionare që mjafton dhe tepron me ja pru fundin botës, mund tu shkonte dëm, mund tu mbetej pa përdorur, ata çuna t'hedhur dhe ato goca si Zana, elisirin revolucionar që e morën me qumështin e mamit shefe kuadri duke ja tundur djepin babi oficer e duke këndu ninullën gjumëndjellëse "Bashkoni shokë, me ne në çetë..."  vajtën ta zbrazën te i vetmi  që e vlerëson dhe meriton, te monstrumi Stalin Kurti.

Stalin Kurti, politikën, gjeopolitikën, diplomacinë, i sheh si sherret e halabakëve të mëhallës.

Stalin Kurtin sa më tepër ta lusësh të kuptojë dhe sa më tepër argumenta t'i sjellësh, aq më tepër tërbohet dhe insiston pafund dhe me çdo çmim.

Stalin Kurti, ky frut bastard i dashurisë së mami skiles me babi çakallin, është më i pavlefshëm dhe më i parëndësishëm se krejt tarallakët, delirantët, çakajt, llapaqenat, që ka Shqipëria dhe më i përvjellur se banakierët televizivë, ata shejtanbudallenjtë e shitur të së enjtes mbrëma.

Stalin Kurti është një aksident kozmik që sterros qiellin e shqiptarisë një herë në njëqint vjet.

Ka tipa si Stalin Kurti prandaj Diktatura rri gjithë kohës prapa derës duke prit rastin të hyjë brenda.

Me asgjë të ngrohtë mesdhetare, gjithçka prej kontinenti, prej stepe, prej ngrice, prej kallkani, Stalin Kurtin e rre menia se është më bizantinist se Rasputini, më diplomat se Machiavelli më dinak se skilje, më i rrezikshëm se ujku, më helmues se gjarpëri, më çpues se iriqi, më misterioz se breshka.

Nga qindrat që kanë kafenetë e periferisë, mijërat që ka Shqipëria, milionat që ka bota, Stalin Kurti, ky lapsus i Natyrës, nuk ësht kurgjë tjetër përpos një gjallesë primitive, një amebë një qelizore, një kreaturë mjerane që edhe me ta fal s'ke ç'e do.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 18/07/2023 10:15

    me kete fitoi albini se ishte i pakorruptueshem por smajton hic se e ka per vete por sa per kosoven po i ben "gjemen" me nacionalizmin e vet...dhe eshte vertet sic e ka pershkruar i trashe

    Përgjigju
  • Tironci: 17/07/2023 18:43

    Besoj qe u njohet me deklaraten e KFOR'it ref Droneve qe po blen Kurt'evici ? Nuk i duhen per asgje,thjesht prop nacionaliste ! Hapesira ajrore e Kosoves i "perket" vetem NATO's !! Tironci

    Përgjigju
  • Thomas Edison: 17/07/2023 16:19

    na e zbulove se ne nuk e paskemi ditë dhe nuk duam të ja dijmë për këto marifetllëqe që i paske kurdisur në këto fjali që po të dilnin nga një gomarë hataja do ishte e lëre më nga një magarë

    Përgjigju
  • leyla wieber: 17/07/2023 14:42

    Leyla

    Përgjigju
  • Tironci: 17/07/2023 14:27

    Pak i "ashper" E"disoni,por,por,ne fakt ky Kurt'evici i meriton ! Kosovaret duhet ti therrasin mendjes ! I bindur qe perendimoret pak a shume,artikulojne tipare te peraferta per kete ultra nacionalist te rreme ! keto dite pame edhe nje foto te Kurt'evicit,prane Dronit me te cilin do mbroje Kosoven.Dhe e ekspozon pikerisht ne kete kohe kur perendimi i kerkon reflektim ! Ky po i ben "thirrje" Vucicit te beje edhe ay nje "poze" me armatime.Keqardhje per kosovaret...... Per pak harrova edhe per keto komentuesit Gjergj dhe Arber -ROGL'te (Rojet Operative te Gatishmerise Luftarake,pergjegjes per denoncimin e shkrimeve anti Kurt'evic" Tironci

    Përgjigju
  • Gjergj: 17/07/2023 12:15

    Albin Kurti, ua prish gjumin dhe èndèrrat HAJDUTÈVE dhe tè KORRUPTUARVE, TRADHTARÈVE dhe TÈ SHITURVE. Vijini re se ç,ndodhi nè Prishtinè? Shèrbimi sekret serb, i ofron opozitès nèpèrmjet Berat Buzhalès, njè bisedè tè pèrgjuar midis Mimoza Kusarit dhe njè deputeti serb tè LS,,me shpresèn se do bènin pis Albin Kurtin. Grushta dhe shkelma nè kuvend, tè nesèrmen. Njè ditè mè vonè "protestè" nè Prishtinè. "Veteranèt" e UÇK, apo mè mirè tè themi ata qè kanè uzurpuar zyrat e tyre, bènè thirrje po ashtu pèr mbèshtetje tè protestès Listat e veteranève tè rremè qè marrin ndihmè financiare nga shteti sot,,èshtè 3 herè mè i madh (60 mijè) se ai i luftètarève. Nè protestè, dolèn njè grusht njerèz. Shqiptarèt nuk mashtrohen mè, as nè Prishtinè e as nè Tiranè. Ata e ndjejnè, nèse nuk e dijnè, se kush èshtè hajdut, e kush jo. Unè do i uroja vetes njè Albin nè zyrèn e kryeministrisè nè Tiranè,,,njè qè nuk na vjedh dhe nuk i ka shokè tè ngushtè dhe ministra, tè gjithè xhepistat e ardhur nga provinca nè kryeqytet.!!!

    Përgjigju
    • Tao: 17/07/2023 13:16

      Fiks si Enveri, që e mprehte shpatën dhe njëherë për situatën. Një përshkrim brilant i Ypit për Albinin, gjynah si trushplarët mund ta mbajnë atë si lider që i frymëzon, edhe kur janë zhytur deri në fyt në gjiriz.

    • Ilir: 17/07/2023 12:48

      Lesh Kurti...

  • Arbëri: 17/07/2023 12:15

    Ha..ha se të bë mirë o EY …!

    Përgjigju
    • Djali i oficerit: 21/07/2023 18:23

      O RRYP...kur te shkruash per djem oficerash te Shqiperise duhet te mendohesh dy here sepse as Ti as Albini bashke me soj e sorollopin Tuaj nku keni moral t'i pergojononi dhe JO TE KRAHASOHENI ME ATA.Ata ka e qene dhe ngelen ajka erinise shqiptare.Kaq per sot o YP..YP.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja