Udhwheqësja e bisedimeve Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri, ka deklaruar se me palën serbe nuk mund të fitet për tema të tjera, pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun teknik.
Kryenegociatorja Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në këtë fazë institucionet janë të fokusuara për zbatimin e marrëveshjeve, por kërkojnë angazhim të vendosur të BE-së që t`i bëjë presion Serbisë për zbatimin e tyre.
“Ashtu siç e ka thënë edhe vetë kryeministri Thaçi, në këtë fazë jemi të fokusuar për zbatimin e marrëveshjeve. Kërkojmë një angazhim të vendosur të Bashkimit Evropian, i cili është edhe ndërmjetësues dhe garantues i këtij dialogu teknik, që t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve. Nuk mund të ketë bisedime për tema të tjera teknike pa u bërë zbatimi i marrëveshjeve”, deklaron Tahiri.
Deri tani është negociuar çështja e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, dokumenteve kadastrale, regjistrave civil, njohja reciproke e diplomave, por herë pas here këto marrëveshje nuk janë respektuar nga pala serbe.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com