Edita Tahiri vizion Kroacinë

Edita Tahiri vizion Kroacinë
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri është pritur në Qeverinë kroate, në takime të ndara, nga z. Neven Mimica, Zëvendëskryeministër për Çështje të Brendshme, të Jashtme dhe Evropiane si dhe me Vesna Pusiçin, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë.

Tahiri tha se të dy vendet dhe dy popujt ndajnë një histori të përbashkët të luftës për vetëvendosje dhe krijim të shteteve të pavarura dhe në këtë kohë i bashkon vizioni euro-atlantik dhe prosperiteti të rajonit. Ajo po ashtu tha se fokusi i bashkëpunimit në mes të dy vendeve do të jenë diplomacia, ekonomia, energjia, infrastruktura dhe reforma e administratës publike.

Duke folur për aspektin e sigurisë, Tahiri tha se Kosova po e zhvillon arkitekturën e saj të sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe synon që sa më parë të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe poashtu kërkoi mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në “Kartën e Adriatikut”.

Në anën tjetër, Pusiç tha se Kroacia mbështetë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe ajo e ka vendin në BE dhe NATO duke shtuar se integrimi i rajonit në strukturat euroatlantike do ti ndihmojë stabilitetit rajonal dhe fqinjësisë së mirë.

“Rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim dhe stabilitet dhe se dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë i kontribuon këtij qëllimi” tha Pusiç gjatë takimit. 

Gjithashtu Pusiç tha se minoritetet janë vlerë e rëndësishme në marrëdhëniet mes vendeve dhe se pakica kroate që jeton në Kosovë dhe ajo shqiptare në Kroaci janë ura të rëndësishme në mes të dy vendeve, si dhe u shpreh zotimi për përmirësimin e pozitës dhe mirëqenjës së komunitetit kroat në Kosovë.

Në vazhdim të takimeve Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është pritur edhe në Parlamentin e Kroacisë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Republikës së Kroacisë, ku është takuar me z. Millorad Pupovac, kryetari i këtij komisioni dhe anëtarët z. Tonino Picula dhe z. Davor Bozhinoviç.

Në takime ishin prezent edhe Ambasadorët e Kosovës dhe Kroacisë, z.Valdet Sadiku e z. Zoran Vodopija. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'