Nuk dihet shumë për dy vitet e saj të fundit në këtë jetë, vite të mbushur me shpresa për lirinë e Shqipërisë, mbushur me korespodenca, me marrje e dhënie lajmesh rreth vendit që i mori përfundimisht zemrën, tokës së malësorëve të saj të dashur.
E lodhur, e moshuar, dhe e trishtuar. Me ankth ndiqte lajmet rreth kapitullimit të Italisë. Ushqente shpresa se gjithckka po merrte fund. Dhe mandej sërish dëshpërim. Në letra e lajme njoftohej se trupat gjermnae po hynin në Shqipëri. Nëse ndjekim korespodencën e saj me peshkop Fan Nolin, mësojmë deri edhe imtësitë më të vogla të përjetimeve të saj në këto kohë.
Viti, 1943-1944. Në botimin e fudit të studiuesit Nasho Jorgaqi mbi Fan Nolin “Vepra VI”, ku përfshihet i gjithë letërkëmbimi i poliedrikut, letrat që Durham i shkruan Nolit janë një ekspoze i kohës, i ditëve të saj me shqetësime të vogla e vramendje të mëdha, plane, këshilla dhe shpresa. Një prej letrave më të bukura është ajo e 6 prillit 1943. “...Kam frikë se gaboheni shumë në qoftë se i varni shpresat për shpëtimin e Shqipërisë tek Anglia. Dhe në mënyrë të vecantë në qoftë se shpresoni tek unë. Kam qenë shumë keq me shëndet në qoftë se e krahasoj me herën e fundit kur isha në Shqipëri kur pata kënaqësinë t’ju takoja e të dëgjoja mendimet tuaja. Në mos gaboj ishte në 1921. Qysh nga ajo kohë kam qenë 10 herë në klinika kuruese e sëmurë rëndë dhe dy vjet më parë bëra një operacion të brendshëm. Kam pak fuqi – dhe në të vërtetë jam 80 vjecare...”. Dhe krejt në fund të kësaj letra shkruan: “Ju më uroni jetë të gjatë. Mos ma thoni atë. Jam e dërrmuar, e lodhur dhe dëshiroj vetëm të shkoj “atje ku të këqinjtë pushojnë së bëri keq dhe ku të lodhurit janë në paqe”. Dhe nuk dua të jetoj dhe ta shoh Shqipërinë të shkatërruar nga plogështia dhe çmenduria e njerëzve të saj”.
Durham e ndiente se kishte rënë pre e kurtheve të moshës. Nuk ishte më ajo gruaja energjike, e cila ditën e pushtimit nga Italia me 7 prill 1939 kur ishte 76 vjeç brofi në kembë dhe doli në një rrugë të Londrës duke mbajtur në duar një pankartë ku shkruhej: “Larg duart nga Shqiperia"!
Në qershor të vitit 1943, sërish i shkruan një letër të gjatë peshkop Nolit. “...më duket se ju në SHBA nuk e dini se çdo të thotë luftë. Ne të tërë duhet të shkojmë e të marrim racionet tona për shkak të mungesës së shqrbimeve. Dhe hajde bëje atë punë, veçanërisht për ata që ajnë shumë të moshuar për të përballuar punë të rënda... Jam shumë e vjetër dhe e lodhur”.
Por megjithë lodhjen dhe trillet e moshës, ditën e rënies së Musolinit ishte e lumtur. Në letrën e 27 korrikut 1943 drejtuar po Nolit, shkruan: “Ja tani lajmi i gëzueshëm i rnëies së Musolinit!! Çfarë goditje. Dhe kaq papritur. Ai duhet ti frymëzoje shqiptarët të bëjnë ende përpjekje më të mëdha për të shporrur pushtuesin...” Duket kjo ngjarje ia ka ngjallur shpresat se do ta mbërrijë ditën e çlirimit. “...ndoshta do të jetoj derisa të shoh paqen, ndonëse disa kohë më parë kjo dukej si e pamundur...”. Dhe sërish shpreson. Në letrën e 11 shtatorit 1943 ndër të tjera shkruan: “… më vjen keq që nuk mund të punoj sa duhet tani kur i kam mbushur të tetëdhjetat. Këtë vit jam më e lodhur se sa vjet, po kam shpresë se do ta pres ditën që Shqipërinë ta shoh përsëri të pavarur…”.
Sidoqoftë, ajo do të tronditej nga sulmet që zhvillonte fronti gjerman. Përshkruan imtësisht tensionin dhe frikën që zgjonin bombardimet e njëpasnjëshme, dhe më shumë trembej për shqipatrët. Në letrën e 23 nëntorit 1943 Durham shkruan: “… Shtatë net sulme ajrore. Asnjë bombë nuk ka rënë në lagjen tonë dhe megjithës etë shtënat e mitralozëve janë shtuar unë nuk shkoj në bodrum. Sapo dëgjohet aeroplani armik, qielli mbushet me drita në kërkim të tij dhe dritat dridhen nga të shtënat. Kështu që ëhstë mjaft e vështirë të flesh. Por ka edhe më keq. Kam frikë se mos gjermanët në Shqipëri po bëjnë shkatërrime të mëdha…”.
Letra e fundit për vitin 1943, drejtuar Nolit mban datën 29 dhjetor. Në këtë letër veç falenderimeve për dhuratat që i dërgojnë bashkëatdhetarët nga Amerika, Durham shfaq sërish lodhjen dhe ankesat e moshës. “… Tani jam një plakë e vjetër dhe e molisur. Mu para Kërshëndellave pata nëj ftohje, por jo shumë të keqe. Kështu isha tërësisht e kapitur. Tani po pushoj, por ndihem shumë e vjetër…”. Gjatë vitit që pasoi, 1944, Durham I dërgoi edhe dy letra të tjera fan Nolit. Në letrën e 31 marsit 1944, ajo shkruan: “Mezi e presim fundin e kësaj lufte përbindëshe.
Shpresoj se ju i keni do miq të fortë amerikanë që do të kujdesen për interesat e shqiptarëve, kur trupat e vëllazëruara do të arrijnë në shqipëri...”. Ndërsa projektonte ditët e fundit të luftës, dhe analizonte mardhëniet e fqinjve, Edith Durham çdo muaj që kalonte e ndjente më të afërt shpresën se do ta mbërrinte ditën kur Shqipëria të ishte sërish e pavarur. Kjo ishte ëndrra e fundit e saj. Ajo s’mundi ta shohë atë ditë. Ajo vdiq në nëntor të vitit 1944 dy javë para se Enver Hoxha të merrte pushtetin. Vdekja e saj ishte një humbje e madhe për Shqipërinë. Edhe pse nuk kishte mardhënie të mira me të, Ahmet Zogu, në atë kohë mbreti në ekzil i shqiptarëve shkruajti në gazetën "The Times”: “…Ajo na dha ne zemrën dhe ajo fitoi zemrat e malësorëve".
Letër e M.E. Durham, 6 prill 1943
36 Glenlch Road, London N.W.3, Angli
I dashur Imzot Fan Noli,
Jam shumë e prekur nga letra juaj dhe ju falenderoj për fjalët dashamirëse që thoni për mua.
Por kam frikë se gaboheni shumë në qoftë se i varni shpresat për shpëtimin e Shqipërisë tek Anglia. Dhe në mënyrë të vecantë në qoftë se shpresoni tek unë. Kam qenë shumë keq me shëndet në qoftë se e krahasoj me herën e fundit kur isha në Shqipëri kur pata kënaqësinë t’ju takoja e të dëgjoja mendimet tuaja. Në mos gaboj ishte në 1921. Qysh nga ajo kohë kam qenë 10 herë në klinika kuruese e sëmurë rëndë dhe dy vjet më parë bëra një operacion të brendshëm. Kam pak fuqi – dhe në të vërtetë jam 80 vjecare – dhe të qëndruarit nëpër rradha për të marrë racionet e mia të ushqimit më merr pjesën më të madhe të fuqisë. Të ndjekësh mmbledhjet politike është martirizim. Do të thotë që pastaj për javë të tëra të rri shtrirë në shtrat. Që të thuhet për shqiptarët se ata varen nga unë dhe të presin nga unë që të punoj për ta është një mizori e vërtetë.
“Shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët”.
Ju gaboheni shumë kur mendoni se Shqipëria ka shumë miq në Angli. Partitë progreke dhe proserbe janë shumë të fuqishme dhe me influencë. Ata pak njerëz që mbështesin Shqipërinë këtu në pjesën më të madhe janë pa ndikim politik. Dhe pjesa më e keqe e tyre është ajo parti që e quan veten “Miqtë e Shqipërisë” e cila refuzon të takojë ose të ketë të bëjë me miqtë e vjetër të Shqipërisë, të cilët, në Shoqatën anglo-shqiptare dhe në Komitetin ballkanik, pas luftës së fundit punuan me të vërtetë shumë për të fituar pavarësinë e Shqipërisë.
Jemi duke gjallëruar Shoqatën anglo-shqiptare dhe shpresoj t’i bind të ashtuquajturit “miq” të bashkohen me ne. Ata refuzuan të vijnë në mbledhjen e parë që thirrëm dhe ku ramë në një mendje mbi një program për të përkrahur mbretin Zog, pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë. Në qoftë se ju mund t’i bëni ata të kuptojnë se është absolutisht e nevojshme që përkrahësit e paktë të Shqipërisë në Angli duhet të punojnë së bashku ose të paktën të takohen e të diskutojnë për punët, j u do të keni bërë një punë të mirë.
Zonja Aubrey Herbert është kryetarja e Shoqatës anglo-shqiptare. Ju e dini se sa vite punë të rëndë i kushtoi ajo krijimit të spitalit, bibliotekës dhe zhvillimit të artizanatit, në sajë të të cilit shumë gra fituan bukën e gojës. Në të vërtetë pak njerëz kanë bërë më shumë në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Shqipërinë. Ishte kujtimi i saj për bashkëshortin trim, kolonelin Aubrey Herbert, që ishte mbrojtësi më i madh i Shqipërisë në Angli. Edhe këtë herë të ashtuquajturit miq të Shqipërisë refuzuan ta takojnë atë.
Në Angli ka shumë pak shqiptarë. Suita e mbretit Zog dhe disa të tjerë. Mbreti u lejua të vendosej në Angli me kush që të mos zhvillonte veprimtari politike.
Kështu vetëm me një grusht shqiptarësh dhe me përkrahës anglezë të përcarë ka shumë pak shpresa këtu për Shqipërinë. Serbët dhe grekët së bashku kanë miq të fuqishëm, të cilët i shikojnë ata si trima të rrallë që kanë luftuar në anën tonë (britanike) dhe duhet të shpërblehen sic u takon. Grekët deklarojnë se i gjithë jugu i Tepelenës është grek dhe se vuan nën shtypjen shqiptare. Serbët pohojnë se përsa kohë Shqipëria do të strehojë armiqtë e saj, ajo nuk do t’i ketë pozitat e sigurta.
Në Amerikë ju keni një numër të madh shqiptarësh. Amerika nuk ka asnjë qëllim të aneksojë territore evropiane dhe është e vetmja fuqi që mund të shikohet si neutrale përsa kohë në Evropë do të jenë gjallë synimet territoriale. Dhe ishte në sajë të qëndrimit të prerë të presidentin Uillson që Shqipëria u shpëtua herën e fundit.
Në qoftë se shqiptarët e Amerikës duan që Shqipëria të ekzistojë pas kësaj lufte ata duhet të punojnë shumë për të fituar përkrahjen amerikane. Në Amerikë ka shumë njerëz të interesuar për Shqipërinë-ish misionarët, mësuesit e shkollave dhe shkencëtarët e Carnegie-se sa ka këtu në Angli. Bile shumë më tepër.
Këtu nuk ka më shumë se 50-dhe pak prej tyre e njohin Shqipërinë. Po e përsëris-në qoftë se keni influencë dhe jam i sigurt se keni-t’u thoni shqiptarëve në SHBA se nuk duhet të rreshtin për asnjë cast përpjekjet e tyre; se ata nuk duhet t’i varin shpresat për shpëtim tek miqtë anglezë, por duhet të fitojnë simpatinë e përkrahjen e Amerikës nëse dëshirojnë që atdheu i tyre të mos copëtohet e të mos u hidhet si shpërblim armiqve. Kjo letër është për ju dhe jo për botim. Shpresoj dhe besoj se do të bëni c’është e mundur pasi ta lexoni atë. Përshëndetjet e mia më të ngrohta dhe urimat më të mira për ju.
Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.
Durham
Ju më uroni jetë të gjatë. Mos ma thoni atë. Jam e dërrmuar, e lodhur dhe dëshiroj vetëm të shkoj “atje ku të këqinjtë pushojnë së bëri keq dhe ku të lodhurit janë në paqe”. Dhe nuk dua të jetoj dhe ta shoh Shqipërinë të shkatërruar nga plogështia dhe çmenduria e njerëzve të saj.
Shënim: letra e mësipërme si dhe citimet e tjera janë shkëputur nga botimi i Nasho Jorgaqit me letërkëmbimet e Fan Nolit, botimet “Dudaj”
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com