Vetëm pak minuta pas njoftimit publik të Prokurorisë se i ka kërkuar Parlamentit autorizimin për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Froku ka reaguar menjëherë Berisha dhe pak çaste më vonë gazeta e tij RD kanë sulmuar ashpër institucionin e Akuzës. Si Berisha ashtu dhe gazeta e tij e akuzojnë Prokurorinë se po përdoret politikisht. Në këtë mënyrë Berisha lë qartë të kuptohet se akuzat e shfrenuara të Doshit kanë qenë të koordinuara.
Por le të mos hamendësojmë. Të flasim për gjëra që shqiptarët i kanë parë në dritë të diellit. Adriatik Llalla është prokurori i tretë rresht që sulmohet nga Berisha. Dhe të tre këta prokurorë janë zgjedhur pikërisht nga Berisha. I pari ishte ish/këshilltari i tij juridik Theodhori Sollaku i cili u prezantua nga Berisha si një nga juristët më të mirë shqiptarë dhe përfundoi në Don Sollaku që fle mbi dosjet e krimit.
E dyta ishte Ina Rama, e cila nga Silvia Konti përfundoi në “lavire bulevardi”. Madje Berisha u tregua kaq i paburrë më këtë prokurore sepse ajo ditëzeza ia mbylli të gjitha problemet që Berisha kishte me drejtësinë, përfshirë Gërdecin, ndonëse dhe qentë e Vorës e dinin që ai ishte biznes i të birit.
Tani e ka radhën Llalla të sulmohet. Ai ka kërkuar pranga për dy deputetë që janë zgjedhur nga e majta, ndërkohë që dhjetëra dosje korrupsioni të qeverisjes se mëparshme janë mbyllur njëra pas tjetrës.
Megjithatë Berisha nuk ia toleron këtë prokurorit për një fakt të vetëm.
Hetimet nuk përfunduan siç do të donte ai.
Nuk kuptohet se çfarë prokurorie kërkon Berisha. Gjithë e dosjet e tij dhe të vetëve ia kanë mbyllur.
Një herë të vetme kur prokuroria dhe nën trysninë e mbështetjen e ndërkombëtarëve vendosi të hedhë një hap drejt politikës Berisha tërbohet. Ndoshta ai është mësuar me prokurorinë diktaturës, kur Enveri menjëherë pas ngjarjes thoshte se çfarë kishte ndodhur dhe më pas Prokurorisë i duhej që të mbushte dosjen sipas fantazmagorisë së diktatorit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com