E përditshmja Shqiptarja.com dhe i gjithë grupi ynë mediatik Free and Fair Media Group vjen sot në treg për lexuesin me një suplement të veçantë: Fattore Italia!

Eshtë një këndvështrim i ri dhe një qasje e re në botën e ekselencave prodhuese, ekonomike, kulturore që veprojnë në vendin tonë.

Këtë herë kemi përzgjedhur miqtë tanë fqinjë: Italinë, duke lënë hapsira dhe mundësi edhe më pas me eksperienca të tjera me faktorë të rëndësishëm të vendeve të tjera.

Me ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani, gjetëm menjëherë një harmoni mendimi dhe dëshire për të sjellë në të përditshmen tonë në print shembuj të mirë të prezencës italiane në Shqipëri dhe për ta konsideruar këtë bashkëpunim si një shtrëngim i parë duarsh mes grupit tonë mediatik dhe realitetit të larmishëm italian në Shqipëri.

Në këtë suplement, ne të Shqiptarja.com kemi fokusuar, ashtu siç një aparat fotografik mund të bëjë, një pjesë të këtij realiteti të gjërë, për të lënë të hapura në të tjera nisma dhe aktivitete, fokusime të reja. Kemi kërkuar mendimin dhe po prezantojmë sot përfaqësues të ndryshëm të realiteteve italiane ose italo-shqiptare në vend: Cristina Busi një nga investitoret e para, ndër më të guximshmet dhe grua, pastaj Intesa SanPaolo Bank, Petrolifera Italo Rumena, Grupin Fiat, Studion ligjore Tonnucci, studion Ferretti, Spitalin Salus etj.

Të gjitha, sipërmarrje shumë të rëndësishme e që kanë ofruar me mijëra vende pune dhe eksperiencë në Shqipëri. Publikimi i suplementit Fattore Italia, sot, për ne është vetëm fi llimi i një nisme që lind nga dëshira dhe ide të mira, të cilat do të shtohen në të ardhmen.

*Drejtoreshë e Përgjithshme e “Free and Fair Media Group”

(sg/shqiptarja.com)