Mirëkuptojmë qytetarët e thjeshtë që sot nuk janë të informuar për ligjin e mbetjeve që u miratua në Kuvend. Një kronikë televizive, një postim në Twitter apo FB, nuk mjafton të shpjegojë atë që po prezantohet si kuçedër sot: Importin e mbetjeve. Nuk mjaftojnë dhe deklarimet LIVE për disa orë në TV, apo edhe një mbrëmje te Fevziu nga kryeministri i vendit.
Njerëzit kanë punët e tyre, të përditshmen e tyre dhe nuk janë të detyruar të ndjekin e të gozhdohen për të parë e dëgjuar gjëra që jo se nuk duan, por sepse nuk munden në atë kohë: janë në punë, në spital, në shkollë, në autobus, apo si nënat, duke u lexuar një libër me përralla fëmijëve para se të flenë, tamam në orën që nis emisioni i Fevziut, apo një tjetër i radhës...
Prandaj është detyrë e pushtetit, e administratës që edhe përmes mediave tradicionale të shpjegojë saktë dhe sistematikisht, hapat e vështirë që ndërmerr për të mirën e përbashkët. Për Reformat.
Në vitet e fundit mungon, - pas një zgjedhjeje të qeverisë, - komunikimi përmes spoteve sqaruese për publikun. Mendojmë se është një gabim që rëndon dhe lë hapsira për abuzime e deformime nga ana e shumë keqbërësve që jetojnë në tregun ende informal të informacionit. Situata kaotike në median shqiptare, abuzimi që bëhet nga pseudogazetarë, pseudoanalistë dhe pseudobotuesë nuk mund të justifikojë mungesën e informacionit sqarues për shtresa të ndryshme të popullsisë nga ana e administrates.
Të marrim Italinë. Për referendumet, arsimin, familjen, riciklimin, nisma ligjiore e re etj. , ministritë përkatëse bëjnë spote që përfshijnë kanalet kryesore televizive në vend dhe mediat më të lexuara. Në këtë formë, mos një spot, një tjetër, mos një kanal televiziv, një tjetër, apo një gazetë a revistë përmes informacionit të shkruar të zezë mbi të bardhë, do të bjerë në duart e qytetarëve për t'i sqaruar. Për t'i informuar.
Nga debatet që lindën për ligjin e importit të mbetjeve jo vetëm që nuk pati informim, por, siç ndodh në Shqipëri shpesh, mungon qëllimisht dëshira për ta marrë atë.
Janë të justifikueshëm për mungesë informacioni qytetarët, por kjo është e pafalshme për gazetarët, analistët, politikanët apo përfaqësues zyrtarë të shoqërisë civile. Domosdoshmëria e krijimit të një industrie vendase për riciklimin e plehrave shqiptare (në pamundësinë për të paguar Gjermaninë, Francën apo Italinë të marrë plehrat tona) solli kalimin e ligjit për importin e lëndës së parë të listës së gjelbërt.
Media e politika janë pushtete që mund të marrin gjithë informacionin e duhur si nga ligjvënësi shqiptar, ashtu dhe nga delegacionet e huaja. Por si i bëhet, si në këtë rast, kur disa nuk duan të informohen?
Atëherë Qeveria, Administrata duhet të shkojë tek media përmes hapsirave të blera dhe të kryejë informimin e detyruar. Si në çdo vend të qytetëruar, kjo është ndihmë financiare transparente për median e shëndetshme dhe nga ana tjetër, përmbushet misioni për informacion sqarues e qartësues të reformës së radhës.
Kush beson se, të kesh një milion pëlqime në Facebook, je botuesi më i madh në vend, bën një mëkat naiviteti. Dhe jo vetëm pse, nga ai një milion, më se 60 për qind vijnë nga persona që jetojnë jashtë vendit (për pasojë interesohen për të tjerë gjëra) dhe të paktën 30 për qind të tjerë nuk e hapin kurrë Facebook-un, por sepse nga asnjë strateg i informacionit Facebook-u nuk konsiderohet një media themelore në strategjinë e promovimit. Përndryshe, si shpjegohet që Coca Cola, që ka 100 milion fans-a në Facebook, megjithatë investon çdo vit 3.5 miliardë dollarë në reklamën tradicionale? Dhe aq më naiv është ai që beson të zëvendësojë forcën e një spoti të shkurtër dhe thelbësor, bartës të një mesazhi të rëndësishëm të përqendruar në 30 sekonda dhe më pas të përsëritur shumë herë, me një lumë fjalësh të një konference shtypi, ose, më keq akoma, të një debati në Parlament. Pasi në atë lumë fjalësh mesazhi që ka rëndësi dhe që duhej të mbërrinte tek publiku për ta bërë atë të kuptojë diçka venitet dhe humbet.
E kemi shkruar edhe në kohën e armëve kimike dhe e përsëritim edhe sot: qeveria rrezikon të dështojë në fushën ku duhej ta ndjente veten më mirë, po të marrësh parasysh përvojën e Edi Ramës në fushën e mediave. Dmth në aspektin e komunikimit. Një mesazh i gabuar është shumë më keq se një ligj i gabuar. Aq më shumë kur më pas janë votimet.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com