Gojëdhëna tregon se në Greqinë e Lashtë, Herostrati, në mungesë të arritjes së famës, që e kërkonte me çdo kusht, dogji tempullin e perëndeshës Artemidë, në qytetin e Efesit, në Azinë e Vogël.

Dhe ja arriti të bëhet i famshëm për të keq. Emri i tij u mbijetoi shekujve dhe përdoret sot e kësaj dite, 25 shekuj më pas, si simboli fenomen i tuni kal të arritjes së famës me çdo kusht.Gjesti i djeshëm i kryetarit  të shtetit shqiptar për të bllokuarme një proces të kotë ligjor emërimin e dy anëtarëve të kabinetit qeveritarduket se flet shumëpërnjë tendencë të zotit.  Nishani për t’u bërë me çdo kusht i famshëm, në gjurmët e Herostratit.

Emërimi i ministrave ka qenë gjithnjë një akt formal për presidentin. Mund të gjenden 1.000 pengesa ligjore për të penguar procesin për emërimin e ministrave të Financave dhe Ekonomisë, por ajo që ngre pikëpyetje është: pse dikush u kujtua pikërisht tani për interpretime të Kushtetutës?

Vazhdimisht, nga presidentët, edhe nga vetë zoti Nishani, ky ka qenë një akt automatik, që nuk do të ishte i tillë vetëm në rast se për emërimin e këtyre ministrave do të kishte një pengesë serioze ligjore. Por edhe vetë mëdyshja e shprehur në dokumentin që i ka dërguar dje Kushtetueses nuk le hapësirë në këtë drejtim.
Problemi i ngritur prej tij endet në fushën proceduriale, duke krijuar një problem të paqenë.

Gjatë viteve që ka qenë i veshur me pushtetin presidencial, nuk është hera e parë që Nishani shpreh pakënaqësi ndaj qeverisë, si psh në rastin pse nuk i ishte vënë në dispozicion vila qeveritare e Vlorës për pushime.Kokëfortësiae tij për të bllokuar ambasadorin në Vatikan, të sugjeruar nga ministri i Jashtëm, e ka risjellë në qendër të vëmendjes, po askush nuk e ka kuptuar arsyen e vërtetë të këtijvendimi. Ndërkohë, që protagonizmi i tij për të takuar me çdokusht 5 minuta në Rinas sekretarin amerikan të
Shtetit John Kerry, n ëkushte skandaloze protokollare, i vurishqiptarët në një pozitë të papëlqyeshme.

Me veprimin e tij të djeshëm, natyrisht, Nishani nuk do t’i vejë asgjëje flakën, por sidoqoftë do të nxjerrë edhe një herë në pah tendencën për një protagonizëm nga ana e institucionit të Presidencës së Republikës, për të cilin Shqipëria nuk ka patur kurrë nevojë. Aq më pak në stadin aktual të zhvillimit.