Edlira Mema: "Kur dashuroj më ndodh sikur rilind"

Edlira Mema: "Kur dashuroj më ndodh sikur rilind"
Ishte vetëm 19 vjeçe kur fitoi kurorën e më të bukurës në ‘Miss Shqipëria 2005’. Edlira Mema, vajza e cila bëri boom me paraqitjet e saj vjen në një intervistë ndryshe për “Shqiptarja.com” tashmë si një profesioniste në profesionin
e saj, duke lënë paksa anësh sfilatat e modës dhe paraqitjet televizive. Ajo pret që gjatë kësaj kohe të ngjisë shkallët e profesionit të saj, pasi për momentin punon si shefe promovimi në drejtorinë e Hidrokarburanteve në Ministrinë e Energjetikës.

E keni në ide tipin e mashkullit të preferuar. Si do të dukej ai nga një imagjinatë në nivel përrallor në një realitet jetësor?

Në dashuri jam pak idealiste jo në sensin që të gjej princin, më pëlqen tradicionalja. Ti përshtatet pak shijeve dhe natyrës time, jam pasionante si natyrë dhe shpesh e rrëmbyer nga pasioni, dua të them që për ndjenjën sakrifikoj por mundohem të bind veten që realiteti i sotëm të ofron të kundërtën. Gjithçka është kthyer në një kompromis përfshirë edhe marrdhëniet në çift, por jo gjithmonë në sensin material dhe kjo gjë ndoshta ka edhe anën pozitive se të ndihmon të bësh zgjedhjen e duhur.

Një hulumtim e ka shuar mitin se femrat kalojnë orë të tëra para pasqyrës për të tërhequr vëmendjen e meshkujve. E vërteta është krejt ndryshe  femrat zbukurohen për të joshur vëmendjen e femrave të tjera. Po meshkujt janë kritikë të bukurisë?

Secili njeri tërhiqet nga e bukura dhe mbi të gjitha meshkujt, por personalisht dua të jem e kuruar për t'I dhënë kënaqësi vetes time në rradhë të parë dhe pastaj edhe nga mashkulli që zgjedh në krah. Konkurrenca brenda llojit ka ekzistuar gjithnjë dhe jam e mendimit që femra kërkon gjithnjë e më shumë të dominojë brenda llojit, meshkujt si kritikë të bukurisë janë bërë më keq se ne femrat dhe kjo
është motivuese dhe më shumë për të qenë në formë...

Pas një dite të ngarkuar në punë, gjeni kohë dhe  dhe atë të natës?

Më pëlqen herë pas here të frekuentoj jetën e natës, ndoshta për faktin që Tirana nuk të ofron shumë dhe përveç kësaj edhe ndonjë pije me rrethin më të ngushtë ose
ndonjë darkë familjare e planifikoj shpesh gjatë ditëve të mia. Por, me kalimin e moshës këto prioritete do ndryshojnë dhe nuk do kenë impaktin e mëparshëm.

Ka paragjykime se femrat nuk dinë të gatuajnë. A jeni ju një amvisë e mirë?

Jo nuk kam paragjykime aspak, mjafton të ekzistojë dëshira e mirë dhe cdo femër mund të bëhet amvise shumë e mirë e aq më tepër kur të detyrojnë rrethanat e nuk ke nga t'ia mbash, është edhe pak me të dhënë nuk e mohoj.

Fakti që keni udhëtuar shumë, çfarë ju ka mësuar?

Eh, sa për udhëtimet janë pika ime e dobët. Më pëlqen të shoh njerëz të rinjë e kultura të reja, të bëj sa më shumë blerje të reja e më intrigojnë pafund vendet
që bartin histori e kultura të ndryshme, udhëtimet më zhysin në një botë tjetër dhe nuk besoj që jam e vetmja.

Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë. A ka diçka te ju që po i reziston kohës?

Dashuria dhe një përkushtim i palodhshëm ndaj kafshëve është një ndjesi që nuk do të ndryshojë kurrë.

A ju tremb mosha kur një ditë nuk do të dukeni kaq e këndshme sa sot?

Kalimi i viteve tremb çdokënd e më tepër fakti që nuk do dukemi si më parë, por plakja është proces jetësorë e të gjithë do të na duhet të dorëzohemi para këtij fakti. Por, fal Zotit ekzistojnë të gjitha mënyrat për të pasur një rini deri diku të përjetshme të themi.

Po a keni dilema, pakënaqësi?

Si çdo njeri shpesh herë ndodhem në dilemë, por natyra ime impulsive më bën që t'i jap shpejt e shpejt drejtim gjërave.

Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi?

Bukuria është një armë e forte për çdo femër dhe mendoj që të hap shumë dyer, por po u keqmenaxhua del nga dritarja.

Na tregoni, çfarë nuk i falni vetes dhe të tjerëve?

Ndoshta vetes nuk do i falja që mund të kem bërë më tepër seç duhet për njerëz të gabuar, kurse për të tjerët nuk do i falja vetes që padashur kam lënduar edhe unë.

Për çfarë do ta kujtoni vitin 2013 dhe keni ndonjë dëshirë të pa realizuar gjatë kësaj kohe?

Viti i kaluar ka qenë një vit mëse normal, asgjë për t'u shënuar. Nga ky vit pres të ngrihem në profesion dhe pse jo të përmbushem në aspektin sentimental.

Ke ndonjë pishman?

Pishmanlliqe na ndodh të kemi gjithë dhe i imi është që jam shkëputur nga televizioni. Duhej të kisha vepruar vite më parë, por e rëndësishme është që kam një punë që më përmbush e jam mjaft e realizuar.

Si duket Edlira kur dashuron?

Kur dashuroj më ndodh sikur rilind...

Kujt i jep më shumë puthje...?

Unë si natyrë që jam shumë e dashur dhe e dhimbsur, por kam diçka që nuk para e demonstroj dhe e vetmja që ja shpreh është qenushja ime Milki, ajo është dashuri e pakushtëzuar.

edlira mema

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!