Edlira Sula: Si të zgjojmë të
rinjtë përmes kostumeve popullore

Edlira Sula: Si të zgjojmë të<br />rinjtë përmes kostumeve popullore
...rrugëtojmë vetëm pak kilometra jashtë Tirane, për tu njohur më nga afër me traditën dhe vlerat e kostumeve popullore në një nga ateliet më të bukura. Tradita, kultura, historia, etniciteti, identiteti shqiptar vjen përmes kësaj atelie të ngritur 10 vjet më parë nga stilistja Edlira Sula. Në këtë rrëfim, Edlira tregon hap pas hapi rrugën e saj të gjatë mbi ngritjen e kësaj atelie, ku shumë gra dhe vajza të zonës jo vetëm janë punësuar, por tashmë po mbajnë gjallë traditën e krahinave mbarëshqiptare.

Duke u ndalur në kombinimin e formave dhe larminë e ngjyrave, Edlira tregon se studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njëjtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
 
Një panoramë ku larmishmëria e kostumeve nga gjithë shqipëria të zgjon ndjesinë e bukur. Si e keni nisur këtë zanat?
Fillesa e kësaj pune është me lindjen time sepse unë zanatin e prodhimit të kostumeve popullore e kam të trashëguar nga familja. Që të vogëla, unë dhe motrat kemi punuar bashkë me nënë punë me dorë. Një zanat tashmë që ka shkuar zinxhirë në familjen tonë, pasi edhe gjyshja punonte me vegjë dhe bënte pëlhura për vajzat që martoheshin ose siç ne e quajmë, bënte pajën e nuseve. Si çdo zanat, edhe rrobaqepësia ka qenë një sfidë më vete, por me punë dhe pasion jam e bindur se del i fituar.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)