Edmond Doko: Denoncimi im nuk
solli debat, Ciko vetëm fyen

Edmond Doko:  Denoncimi im nuk<br />solli debat, Ciko vetëm fyen
TIRANE - Fill pas botimit në faqen onlinë të reagimit të drejtorit të TKOB Zhani Ciko, dirigjenti Edmond Doko shprehet se ndjehet i fyer. Ai ka sjellë në redaksi një replikë të shkurtër, të cilën po e botojmë si më poshtë.

REPLIKA E DIRIGJENTIT

Ndej keqardhje për fjalorin fyes dhe për të pavërtetat sidomos të paragrafit të fundit në reagimin e botuar në Shqiptarja.com online të drejtorit të TKOB Zhani Ciko.

Sa për institucionin dhe arritjet e tij nuk më takon dhe rezervohem të bëj komente. Vlerësimin dhe kritikën e vërtetë e bën publiku dhe kritika e specializuar dhe jo drejtorët, qofshin këta dhe artistë. Sa për politizimin e institucionit dhe polarizimin e tij faktet flasin ndryshe.

Megjithate denoncimi im nuk pretendon lëvdata, dhe kurrësesi nuk ka gjë personale me drejtuesin “mitik” të TKOB apo më saktë të vetëmitizuar dhe as nuk pretendon “llokma paszgjedhore” siç shprehet në mënyrë cinike në prononcimin e tij “ditirambik” e të mbushur me shpifje pas denoncimit tim të dy-tre ditëve më parë në gazetën tuaj, por përkundrazi; hartuesi i këtij shkrimi është i përgjegjshëm e timid në rolin e tij, aspak i përçartur e alkolik!!!, siç paturpësisht më cilëson në shpifjen e tij sharlataneske në Shqiptarja.com ky drejtues, i cili jo sinqerisht dhe cekët arsyeton e gjykon.

Do të isha i kënaqur nëse denoncimi do të provokonte debat demokratik, publik, debat që ka munguar dhe është i haruar ndër vite të largët, me pjesmarje sa më të gjerë, debat që në vijim do të shërbente në mirërritje të presionit lobues ndaj politikës e qeverisë(ve) për nevojën e fitimit të pavaresisë politike të TKOB, si një institucion artistik i parametrave europiane, me vlera kapitale për artin e kulturën kombëtare.

Por më duhet të pohoj se drejtuesi i TKOB e vetëpersonalizoi debatin duke me fyer me fjale që si shkojnë për shtat një njeriu normal e jo me nje drejtuesi “mitik”. Më e rëndësishme për mua personalish, në këtë histori është që të mos cënohet liria. Artistet e kanë të shenjtë këtë standart.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi