Nesër do të jetë prova e parë për tre ekipet shqiptare në kompeticionin e UEFA Europa League. Teuta, Tirana dhe Flamurtari do të kërkojnë të realizojnë një paraqitje dinjitoze dhe të kalojnë turin e parë eleminator. Shorti i ka vënë përballë ekipeve relativisht të lehta, por vetëm fusha e blertë do të tregojë gjithçka. Ndeshjet do të zhvillohen në orën 20:45 për të tre ekipet, duke filluar nga stadiumet “Qemal Stafa”, “Flamurtari” dhe “Niko Dovana”.
Por si është gjendja në kampin e durrësakëve, të cilët pas paraqitjes surprizë në kampiont duke u rënditur në vendin e dytë, do të kërkojnë surprizën edhe përballë kundërshtarëve gjeorgjian të Metalurg Rustavit. Presidenti Edmond Hasanbelliu në prag të sfidës me Metalurgun shprehet optimist për arritjen e një rezultati pozitiv në ndeshjen e parë në Durrës, për të shkuar të qetë në ndeshjen e dytë. “Jemi në momentet e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e parë përballë ekipit të Metalurgut të Rustavit. Nëpërmjet disa ndeshjeve që kemi ndjekur kemi njohur nga afër forcën e kundërshtarit, të cilin e vlerësoj më poshtë se Teuta. Mendoj që jemi më lart në të gjitha aspektet, këtë gjë do ta tregojmë nesër në fushë” pohon Hasanbelliu.
Durrësakët sapo janë kthyer nga faza përgatitore në Bullgari dhe sot do të grumbullohen për të marrë udhëzimet e fundit për ndeshjen e nesërme. Në rast të kalimit të turit të parë në Europa League, Teuta ashtu sikundër edhe Tirana me Flamurtarin do të përfitojnë nga 130 mijë euro secila, përvec 90 mijë eurove që kanë përfituar tashmë për pjesmarrjen. Kur bëhet fjalë për shuma të tilla edhe presidenti Hasanbelliu nuk mund të rrinte duarkryq.
“Nëse do të kalojmë turin e parë atëherë ekipi do të përfitojë një super premio. Shifrën e saktë do ta bëj publike vetëm para fillimit të ndeshjes për të motivuar akoma më shumë grupin” thotë ai, por ajo që e tremb presidentin durrësak është distanca e largët që kanë për të bërë në ndeshjen e kthimit. “Akoma nuk e kemi vendosur se si do të procedojmë për udhëtimin në Gjerorgji, largësia kam frikë se do të ndikojë në gjendjen fizike të futbollistëve” përfundon deklaratën e tij Hasanbelliu.
/Shqiptarja.com