TIRANE - Lajmi i publikuar në medien italiane te ‘“Gazzetta dello Sport” se ndeshja mes ekipit të Dacias së Moldavisë dhe ekipit të Teutës së Durrësit ishte njëra nga tre të trukuarat në kompeticionin e Evropa League ka shkaktuar një furtunë reagimesh në ambientin sportiv në Shqipëri, po jo vetëm. Dyshimet mbështeten mbi të dhënat e monitorimit të basteve “Federbet” për llogari të FIFA-s.
“Federbet” nuk është një kompani e mirëfilltë bastesh, por një kompani e kontraktuar nga FIFA dhe UEFA, e cila merret me monitorimin e basteve në luftën kundër trukimit të ndeshjeve. Kjo kompani vëzhgon lëvizjen e basteve dhe më pas raporton në UEFA dhe në FIFA. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ndeshjen me Dacia-Teuta e përfunduar me rezultatin 2-0 në Moldavi.
Pas publikimit të lajmit ka reaguar i irrituar edhe presidenti i ekipit të Teutës, Edmond Hasanbelliu duke mohuar kategorikisht lajmin e publikuar në medie. “Nuk është aspak e vërtetë që ndeshja e kthimit mes Dacias dhe Teutës është trukuar. Madje unë kam vendosur që të bëj edhe një denoncim në Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi ndaj një pjesëtari të stafit teknik është ushtruar presion në dhomat e zhveshjes.
Kështu që shumë shpejt do të bëjmë denoncimin në FSHF. Por e përsëris edhe njëherë se ekipi i Teutës nuk ka trukuar ndeshjen, nuk e di ku bazohen ata që nxjerrin këto lajme. Nuk kam kohë të merrem me këto cështje tani, pasi po merrem me kontratat e futbollistëve, këto janë lajme që krijohen nëpër gazeta” përfundon deklaratën e tij, Hasanbelliu.
Theksojmë që pak para ndeshjes me Teutën, Dacia po hetohej për trukime në Moldavi. Më parë për trukime në Evropa League është lakuar edhe emri i ekipit të Tiranës dhe Vllaznisë, UEFA ka dërguar indiciet në FSHF për të vazhduar hetimet, kjo e fundit i ka dërguar në prokurori, por deri më tani nuk ka asnjë person të dënuar për trukime.
Ndërkohë që lajme të tillë largojnë akoma më shumë kampionatin shqiptar nga besueshmëria. Kujtojmë që ‘Sport radar’ e pozicionoi Shqipërinë në vendin e parë përsa i përket ndeshjeve të trukuara, në gjykatë për momentin është vetëm trajneri i Besës, Nexhat Bizhdili.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com