Edmond Haxhinasto takon
sekretarin e përgjithshëm të KiE

Edmond Haxhinasto takon <br />sekretarin e përgjithshëm të KiE
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u takua në Strasburg, me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE z. Thorbjorn Jagland. Në këtë takim ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe kontributin që kjo organizatë ka dhënë në konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, reformën zgjedhore etj.

Duke u ndalur në presidencën ardhshme të Shqipërisë, Ministri Haxhinasto theksoi se Shqipëria do të ndjekë prioritetet e trojkës Ukrainë -Britani-Shqipëri si dhe do të organizojë një konferencë me pjesëmarrjen e vendeve të KiE-së dhe Afrikës së Veriut për të identifikuar fushat e asistencës për këto vende në tranzicion drejt shoqërive demokratike- ide e cila u mirëprit nga z. Jagland.

Në takim, z. Jagland tha se ai është i impresionuar nga zhvillimet në Shqipëri dhe se është i bindur që Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Ai vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të kryer një presidencë efikase dhe ofroi asistencën e tij të plotë për bashkëpunim të ngushtë gjatë presidencës shqiptare të KiE.

Më herët, zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u takua me përfaqësuesen e sekretariatit te KiE znj. Mireille Paulus për të bërë një paraqitje të punës përgatitore gjatë gjashtë muajve të ardhshëm përpara se Shqipëria të marrë presidencën e KiE në maj të vitit 2012.

Gjatë takimit, Ministri Haxhinasto e informoi përfaqësuesen e KiE në lidhje me përgatitjet që Shqipëria ka bërë deri tani duke ndërtuar strukturat institucionale, si dhe duke filluar punën për përcaktimin e prioriteteve, të cilat do të jenë në vijim të prioriteteve të presidencave paraardhëse – asaj ukrainase dhe britanike.

Ministri Haxhinasto nënvizoi se ndër prioritetet kryesore ku është fokusuar puna e Shqipërisë është kontributi që ajo mund të japë në çështje prioritare të Komitetit të Ministrave siç është ajo e Reformës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Forcimi i qeverisjes lokale dhe rajonale, si dhe Dialogun ndërkulturor, edukimi ndaj tolerancës, sfidat e të jetuarit së bashku.

Nga ana e saj znj. Paulus siguroi për mbështetjen dhe asistencën maksimale nga ana e Sekretaritatit të KiE gjatë pregatitjeve të Shqipërisë për marrjen e Presidencës ashtu edhe gjatë presidencës. Ajo sugjeroi se përvec priroteteve bashkëpunimi i sekretariatit të KiE me Presindencën Shqiptare do të fokusohet edhe në çështje sensitive dhe shqetësuese të tjera.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend