Eduard Halimi reagon për Kodin:
Nryshimet tona që ulin kriminalitetit
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka gjetur një formë tjetër, facebook, për të komunikuar për këto shqetësime të rëndësishme të drejtësisë.
TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka gjetur një formë tjetër, facebook, për të komunikuar për këto shqetësime të rëndësishme të drejtësisë. “Jam plotësisht dakord që kriminelët duhet të marrin të qartë përgjigjien për të gjithë ato jetë që shkatërrojnë tek kryejnë një krim.
Kjo është ajo që familjarët e viktimave apo viktimat e dhunës duan të dëgjojnë. Unë jam në krahun e viktimave që ato kanë nevojë të dinë se kur dikush i vret njeriun e familjes, ai do qëndrojë shumë gjatë në burg”, shprehet ministri, por pa specifikuar për raste konkrete.
Asnjëherë nuk ka folur ashtu sikurse kërkohet për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, për çështjen e avokatëve, por për ndryshimet e reja të kodit Penal po. “Për mbajtjen e armëve pa leje që ligji aktual parashikon gjobë, ne parashikojmë dënim me burg nga 7 deri në 15 vjet.
Për vrasjen e policit, gruas apo vrasjen për gjakmarrje ku ligji aktual sanksionin në minimum 20 vjet burg për autorin, ne parashikojmë 38 vjet në mimimum. Të vendosur për tolerancë zero ndaj krimit, të gjitha veprave penale, të përfshira në këtë paketë i kemi rritur si minimumin ashtu edhe maksimumin e dënimit.
Mbi 900 raste ka pasur në gjithë Shqipërinë arrestime nga policia për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe pjesa më e madhe nuk i ishin nënshtruar burgut! Unë gjykoj se shqetësimi i është i drejtë.
Pak kohë më parë, nisur nga një Vendim i Kolegjit Penal Gjykatës së Lartë, i cili kishte deklaruar si në kundërshtim me ligjin një vendim të një gjykate në veri, për lënien e lirë të një personi me precedentë penalë, edhe pse ishte kapur me armë zjarri, inspektimi i gjeti me shkelje këta gjyqtarë dhe me pas ia ka kaluar KLD për të marrë vendim.
Por, a mund te zgjidhet kjo vetem me inspektime???? Në mbrojtje të së drejtës së jetës dhe rendit publik duhet të sigurohemi që çdo autor i një krimi të dënohet sa më gjatë, të sigurohemi që ai do ta kryejë ditë më ditë, gjithë dënimin e tij. Ky është angazhimi ynë i vendosur”, shprehet ministri Eduard Halimi.
Edhe pse ka angazhime konkrete, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar përsa i përket proceseve në terren. Ajo që thuhet me fjalë, nuk zbatohet nga gjykata, ndërkohë që këta të fundit, shpeshherë vihen nën presionin e të pandehurve, (siç ndodhi në rastin kur
Dritan Dajti tallej me gjyqtarët në proces). Palët më shumë sesa te reforma në drejtësi, tani e kanë hallin për përgatitjen e zgjedhjeve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.3%
-
Të gabuar
80.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33