Eduard Ndocaj: Do martohem prapë
në 2019, dua makinën e Al Kapones

Eduard Ndocaj: Do martohem prapë<br />në 2019, dua makinën e Al Kapones
Menjëherë pasi mori mandatin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj braktisi Milanon, e u vendos në vendlindje, në Manati të Lezhës, në shtëpinë e tij tre-katëshe, të stilit kaubojs.. Për Eduart Ndocajn, dita nis herët me filxhanin e kafesë turke, duke i hedhur një sy titujve kryesore të gazetave, mos kanë ndonjë deklaratë në lidhje me te..

Për “Vizionin e Pasdites”, ai rrëfen se i mungon shumë familja, e cila përbëhet nga bashkëshortja, që është krahu i tij I djathtë , si dhe tre fëmijët, dy vajzat e një djalë.. Madje tregon se vajzat ishin shqetësuar përse mediat po talleshin në lidhje me kapelen..

Ndocaj ndan edhe momentet sesi është njohur me bashkëshorten: “Ishim për gjueti dhe e pashë. Menjëherë sapo isha kthyer nga Greqia. U interesova se kush ishte dhe u takuam.. Ishte një dashuri me shikim të parë”.

Por pas disa muajsh i duhet të niset në emigracion dhe të rikthehej pas katër vitesh..

“Ishte e vështirë të mbaje kontakte me të sepse në atë kohë nuk kishte telefona. Ishte viti 1997, komunikonim vetëm me letra, kemi gati 100 letra për shoq. Kur u riktheva , ishte tepër emocionuese. Prinderit nuk më njohën sepse kisha ndryshuar shumë nga ana fizike, ndërsa ajo po - thotë Eduarti,.

Ndocaj tregoi se është martuar dy herë: “Në fillim, bëmë një javë dasmë, tradicionale. Ishte emocionuese për të gjithë. Ndërsa pas 10 vjetësh, e rikonfirmuam edhe njëherë dashurinë tonë, ku dëshimtarët ishin fëmijët”. 

I pyetur nëse do të kemi një dasmë tjetër, Ndocaj thotë se në vitin 2019, familja do të mblidhet sërisht për të gëzuar për dashurinë e tij me zonjën Valentina.
Eduardi thotë se ka pasion edhe pikturën dhe thotë se në 8-vjeçare ai ka ndjekur edhe një kurs pikture. Ai rrëfen se “Mercedesi” i tij është përdorur në filmin “The Goodfather” dhe në serialin Italian me personazh Gabriel Garkon “Rispetto e Onore".

“Kam disa makina të llojit të fundit por më pëlqen ky Mercedes. Më pëlqen të blej makinën e Al Kapones por atë e ka një italian që është në Amerikë dhe vështirë se mund të realizohet” përfundon deputeti Eduart Ndocaj.
ndocaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin