Eduard Ndocaj: Marrëdhëniet
me Ramën të mira e të këqija 

Eduard Ndocaj: Marrëdhëniet<br />me Ramën të mira e të këqija 
Eduard Ndocaj, i cili është kandidati në pritje për të marrë mandatin e deputetit të dorëzuar nga Arben Ndoka, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, shprehet se deri tani nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar i PS-së.
 
I pyetur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, Ndocaj thotë se ka pasur ulje dhe ngritje, por shton se “për të mirën e qytetarëve” do të ketë një bashkëpunim.
 
Nga ana tjetër, Ndocaj thotë se, mandati i deputetit nuk i takon Partisë Socialiste por është i Qarkut të Lezhës dhe se shpreson tek një vendim “i duhur” nga ana e KQZ-së.
 
 
Jeni kontaktuar nga PS pas vendimit nga z. Arben Ndoka? 
Jo nuk jam kontaktuar nga asnjë person nga PS dhe unë e respektoj vendimin e Ndokës dhe pse është një vendim i tij personal.

Si janë marrëdhëniet mes jush dhe Kryeministrit Edi Rama? Pasi ka pasur raportim për marrëdhënie paksa të ftohta dhe jo të mira mes jush dhe kryetarit të partisë njëkohësisht kryeministrit të vendit.

Marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë kanë qenë edhe të mira edhe të këqija. Por kjo nuk do të thotë që për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë nuk do të ketë një bashkëpunim për dy vitet që kanë mbetur.

Keni bindjen se PS do t'ju përzgjedhë për të marrë mandatin e deputeti apo mendoni që mund të ketë ndonjë alternativë tjetër.

Mandati nuk është i PS, mandati është i zonës, i Qarkut të Lezhës, unë isha kandidat. Jam i bindur se Komisioni Zgjedhor do të marrë vendimin e duhur që të jem unë, deputeti i Qarkut të Lezhës.




Ndocaj: Mandati më takon mua, përfaqësoj emigrantët

Eduart Ndocaj, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit pas heqjes dorë nga kjo e drejtë e Arben Ndokës ka reaguar duke thënë se, do të jetë përfaqësuesi i lezhjanëve.

“Komunikimi im me qytetarët do të jetë i vazhdueshëm siç ka qenë deri tani. Prandaj, pashë të arsyeshme të sqarohem me ju. Respektoj vendimin e Arben Ndokës që heq dorë nga imuniteti. Ai është një vendim personal tij ku ka dhënë edhe arsyet. Sipas radhës, e sipas Kodit Zgjedhor me takon mua të jem deputeti i ri e përfaqësues i lezhjanëve deri në fund të kësaj legjislature”, shkruan Ndocaj në profilin e tij në Facebook.
 
Duke u shprehur se në ditët në vazhdim pret që Komisioni i Imuniteteve t’i bëjë kërkesë për të bërë betimin në parlament, ai thotë se do të jetë përfaqësues i emigrantëve.
 
“Jam i pari deputet që pas 100 vitesh vij e përfaqësoj zërin e emigrantëve. Kam ikur 14 vjeç nga Shqipëri drejt Evropës e sot pas shumë vitesh rikthehem për t’u ulur në parlament. Do të jem një zë i fuqishëm për ta. Do të loboj për votën e emigrantëve”, shprehet Ndocaj.
 
Në fund, Ndocaj duke thënë se do të jetë zëri i njerëzve të thjeshtë, paralajmëron se për më shumë do të prononcohet gjatë seancës së parë që do të jetë në parlament.

eduard ndocaj

deputeti

deputeti

 Foto të tjera 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë rrotull

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë rrotull