Eduard Prodani, i ftuari i përhershëm në emisionin “Botërori +” në Report Tv, ka shpjeguar pse parashikoi se Spanja nuk do të fitonte ndaj Rusisë, madje duke vënë shenjën e barazimit, duke qëlluar në “shenjë”…
Në përgjithësi, ecuria e skuadrës vendase në Botëror, ka qenë pozitive, duke kaluar grupin dhe duke lënë edhe shenja në fazën me eliminimin direkt. Rusia, me gjithë atë tifozëri dhe histori, nuk mund të largohej kaq shepjt.
Nga ana tjetër, Spanja ka pasur problemet e veta. Tiki-taka ka kundër “armë” tani dhe duket se i ka ardhur fundi, pasi nuk është hera e para që dështon. Për mendimin tim, Rusia e meritoi, pasi ishte përgatitur për të shkuar deri te gjuajtja e penalltive, ndryshe nga Spanja, që as tentoi të godiste portën.Eduard Prodani.