Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë, në qoftë se kjo e drejtë nuk i është hequr individualisht me vendim gjykate apo vendim mjekësor. Sipas KQZ-së këtë të drejtë e kanë aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë (rreth 1.93 milionë këtu dhe rreth 1.8 milionë në emigracion).
Por që të ushtrojnë të drejtën e votimit, shtetasit shqiptarë duhet të kenë një dokument biometrik identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) të lëshuar nga shteti shqiptar, në mënyrë që të përputhet fytyra e zgjedhësit me foton e regjistruar të tij në databazën e Gjendjes Civile të Shqipërisë.
Ky nuk është problem për 1.93 milionë zgjedhësit e këtushëm (edhe ndonjë që s’e ka një dokument biometrik identifikimi, mund ta nxjerrë këtu deri në zgjedhje). Por është problem për rreth 1 milionë shtetas shqiptarë në emigracion që nuk kanë dokument biometrik identifikimi nga shteti shqiptar.
Teorikisht, zgjedhësit në emigracion pa dokument biometrik shqiptar mund të regjistrohen në KQZ me dokument biometrik të shtetit ku jetojnë. Por që KQZ-ja të verifikojë se dokumenti nuk është krijuar me photoshop, duhet që shtetet e atjeshme t’i krijojnë KQZ-së mundësinë të futet në databazat e tyre. Vetëm përputhja e të dhënave që jep kërkuesi, me të dhënat që ka shteti përkatës për të, mund të sigurojë se kërkuesi është real dhe jo një falsifikator.
Kush kërkon (me të drejtë) që 1 milion zgjedhës pa dokumente biometrikë shqiptare të kenë mundësinë të votojnë më 11 maj është kujtuar shumë vonë. Duhej që të paktën një vit më parë të fillonin negociatat e shtetit shqiptar me shtete të ndryshme, për t’i krijuar akses KQZ-së në databazat përkatëse. Por sidoqoftë, pak prej shteteve të huaja do të pranonin...
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Përçarja e PD/ Rudina Hajdari e thotë qartë: Pse nuk jam në listë? Sepse i kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër dhe që të garonte një ekip i pakorruptuar!
13 Mars, 17:58
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe kujton dhunën në zgjedhjet e vitit 1996: Kurrë s’i kam kërkuar gjë PS! Betejat i kam fituar
13 Mars, 17:24
-
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt (EMRAT)
13 Mars, 17:11
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
13 Mars, 15:53
-
Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë
13 Mars, 15:52
-
Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës
13 Mars, 15:44
-
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
13 Mars, 15:34