KQZ-ja bazohet në numrin e shtetasve gjithsej në Regjistrin e Gjendjes Civile për të përcaktuar ndarjen e mandateve mandateve parlamentare që i takojnë secilt qark të vendit.
Ky numër rezultoi pothuaj 4.63 milionë shtetas në fund të vitit 2024. Nga ana tjetër, KQZ-ja bazohet në numrin shtetasve në moshë për votim, për të hartuar listat paraprake të zgjedhësve. Ky numër rezultoi së fundmi pothuaj 3.73 milionë shtetas në moshë për votim. Pra, rreth 900 mijë shtetas shqiptarë janë fëmijë dhe adoleshentë (nën 18 vjeç).
Po sa nga këta shtetas banojnë në Shqipëri dhe sa jashtë saj?
Duke ndërthur të dhënat e e mësipërme të KQZ-së me ato të Censit të fundit, mund të llogaritet se rreth 2.4 milionë shtetas gjithsej banojnë në Shqipëri dhe rreth 2.23 milionë jashtë saj (raporti 51.8% vs.48.2%).
Më tej, rreth 1.95 milionë shtetas në moshë për votim banojnë në Shqipëri dhe rreth 1.78 milionë jashtë saj (raporti 52.3% vs. 47.7%). Ndërsa rreth 900 mijë fëmijët dhe adoleshentët (nën 18 vjeç) ndahen përgjysëm – gjysma këtu e gjysma tjetër jashtë vendit (shihni tabelën më poshtë).