Aktualisht rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë e ka kaluar shifrën 6 miliardë Euro. Me një rezervë të tillë mund të mbulohen të gjitha importet e rreth 8.5 muajve, në rast të një situate emergjente. (Në fakt, rezerva valutore mbahet edhe për raste emergjente të pagesave fiskale në valutë ose të tronditjeve të forta në tregun valutor, por në literaturën ekonomike muajt e importeve përdoren si tregues kryesor.)
Në vitin 2025, Banka e Shqipërisë mund të blejë valutë në tregun shqiptar valutor me kosto më të ulët se në vitet e mëparshme. Aktualisht në tregun e lirë valutor 1 Euro mund të blihet me vetëm 97,5 lekë (kursi më i ulët qysh nga krijimi i euros); 1 Dollar mund të blihet me vetëm 93 lekë (kursi më i ulët në dekadën e fundit); 1 Pound mund të blihet me 117 lekë (kursi më i ulët historik); 1 Frangë Sviceriane mund të blihet me 103 lekë (kursi më i ulët në dekadën e fundit).
Në qoftë se llogaritet një mesatare e thjeshtë arithmetike e kursit të këmbimit të katër valutave kryesore në tregun shqiptar, kursi i këmbimit rezulton sot 1 me 102,5. Ndërsa në qoftë se llogaritet një mesatare e ponderuar (bazuar në volumin e tregëtisë së jashtme), kursi i këmbimit rezulton sot 1 me 98,2 – kursi më i ulët historik!
Duke parë aktivet e shëndosha në bilancin e Bankës së Shqipërisë, mund të thuhet se ka vend për një fushatë të fuqishme blerjesh të valutës në tregun shqiptar nga ana e saj. Objektivi i një rezerve valutore që mund të mbulojë 12 muaj importe, është mëse i arritshëm në një situatë kaq të favorshme në tregun e brendshëm valutor. Një rezervë e tillë do të ishte një parapritë e mirë për çdo emergjencë valutore-financiare në të ardhmen!
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
50.8%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 11385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Qëndrueshmëria e 800 mijë votave për të zgjedhurit socialistë, pavarësisht arrestimeve të zyrtarëve të lartë të PS-së
11 Shkurt, 12:59
-
Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar
10 Shkurt, 18:09
-
Rekord, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024! Volumi i parasë cash u rrit me 300 milionë
9 Shkurt, 17:56
-
Eduard Zaloshnja: Kush do ta qeverisë Kosovën? Mund të përcaktohet nga pakicat joserbe…
9 Shkurt, 09:09
-
Zaloshnja: Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?
6 Shkurt, 15:02
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
6 Shkurt, 11:50
-
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt, 17:05
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt, 15:42
-
Të gjithë të 'etur' për kredi/ 600 mln euro më shumë se në 2023! Biznesi rrit investimet, qytetarët duan shtëpi
5 Shkurt, 15:22
-
Sondazhi për Tiranën/ Zaloshnja: PS merr 19 mandate, epërsi me votën e diasporës! PD dy deputetë më pak se në 2021
5 Shkurt, 14:59
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Sondazhi për Tiranën nga Eduard Zaloshnja: PS merr 19 mandate, PD 13, Partitë e reja 5
4 Shkurt, 17:55