Nga një sondazh që zhvillova për Report TV më rezultoi se ndër zyrtarët/politikanët më të vlerësuar për ndikim në jetën e vendit gjatë këtij viti, kreu i SPAK-ut Dumani ishte më i vlerësuari me 50.1%, i ndjekur në distancë nga Kryeministri Rama. Nga ana tjetër rreth 40% e të anketuarve ishin të pakënaqur si me punën e qeverisë, ashtu edhe me aktivitetin e opozitës në tërësi.
Të ndërthurura, këto rezultate na tregojnë se pakënaqësia popullore ndaj të dyja krahëve të politikës kanalizohet tek vlerësimi/shpresa për SPAK-un e drejtuar nga Dumani, që i ka futur një marsh më të lartë këtë vit hetimit të peshqëve të mëdhenj.
Para se Dumani të vinte në krye të SPAK-ut, ky i fundit ishte marrë me arka peshqish që dikush i jepte si bakshish ndonjë zv.ministreje të parëndësishme, apo me shpërdorimet e ndonjë ministri periferik. Ndërsa këtë vit SPAK-u ka hetuar apo proceduar ish-kryeministra, ish zv-kryeministra, ministra zv.ministra, kryebashkiakë e shumë zyrtarë të tjerë. Dosje të mëdha janë hapur nga SPAK-u (ku përfshihen disa nga emrat më të rëndësishëm të politikës) si “Vrasjet e 21 janarit në bulevard”, “Çështja Gërdeci”, “Çështja e ish-klubit Partizani”, “Çështja e inceneratorëve”, “Tenderat e Ministrisë së Shëndetsisë”, e “Çështja Çez-DIA”.
Pikërisht ky aktivitet i lartë i SPAK-ut këtë vit mund t’i ketë bërë anketuesit e thjeshtë të sondazhit tim që ta konsiderojnë Dumanin si “Personazhin e Vitit 2023”, për sa i përket ndikimit në jetën e vendit. Dhe jo rastësisht, shumica dërrmuese e të anketuarve që e kanë zgjedhur atë për këtë titull, janë të pakënaqur me të dyja krahët e politikës…
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA së në 100 vjetët e fundit
20 Janar, 18:21
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha sulmon Dumanin pasi doli nga SPAK: Altin Lala do përfundojë në koshin e plehrave! Militantët e braktisin
20 Janar, 07:23
-
Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës
19 Janar, 12:11
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)
16 Janar, 14:45
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
Dumani(prokurori) eshte nje sali i vogel..saliun e Kane vene nen akuze dy prokurore kurajoze..dumani ka mbyllur gerdecin dhe 21 janarin...i japin pike sondazhistat nga krevati e salinjt e shumte neper portale,TV, e gazeta ,Sic mbajne gjalle kufomen politike te sali berishes
PërgjigjuProkurori kurajoz i drekave dhe darkave Kraja nuk ka vene nen akuze Berishen apo Saliun. Pasi eshte ne cilesine e personit nen hetim. Aq e madhe eshte kurajo e tij saqe genjen diten per diell kur deklaron se nuk ka qene kandidat i partise se punes apo se nuk eshte betuar per besnikeri ndaj partise kur futi letrat per "shkollen" e ish mpb. U ca kurajoooooo!!! Oh, ndersa prokuroresha ka akoma me teper kuraje vecanerisht kur vendosi mos ngrinte akuze per mega skandalin e vjedhjes se te dhenave peronale nga Edi Rama ose sic e njohim si sistemi "Patronazhisti"!!! Kurajo dhe me krahe te lehte kunat i shokut "xhemal".