Eduard Zaloshnja: Itali-Shqipëri, probabilitetet e rezultateve të mundshme

Eduard Zaloshnja: Itali-Shqipëri, probabilitetet e rezultateve të mundshme

Ndeshja Itali-Shqipëri është ndeshje kyç si për ne edhe për italjanët. Një humbje e jona pothuaj na i shuan shpresat për kualifikim në grup. Një mosfitore kundër nesh, e bën rrugën e mëtejshme të Italisë një të përpjetë shumë të vështirë në kampionatin europian.

Nisur nga rëndësia e kësaj ndeshje, në fillim të dhjetorit ndërtova një model simulacioni statistikor bazuar në të dhënat publike për dy kombëtaret dhe për të gjithë futbollistët respektivë të aktivizuar deri më atëherë. Nga 10 mijë simulacione të atij modeli statistikor rezultoi se në 67% të simulacioneve, Italia dilte fituese.

Tani që të dyja kombëtaret i kanë shpallur listat paraprake të grumbullimit, iu riktheva modelit të dhjetorit me të dhënat e futbollistëve të grumbulluar. Dhe meqë kam më shumë të dhëna në dispozicion, e rrita numrin e simulacioneve në model – nga 10 mijë në 40 mijë.

Në 61.2% të simulacioneve, Italia rezultoi fituese. Në 34.7% të simulacioneve ndeshja doli barazim. Dhe vetëm në 4.1% Shqipëria rezultoi fituese (shihni grafikun e mëposhtëm).

Ndër simulacionet që përfunduan me fitore të Italisë, pothuaj 2/3 ishin me një gol epërsi dhe 1/4 me 2 gola epërsi.  Ndër simulacionet që përfunduan me barazim, treçereku ishin 0-0 dhe pothuaj gjithë të tjerat ishin me rezultatin 1-1.

Ndër ato pak simulacione që përfunduan me fitoren tonë, pothuaj të gjitha ishin me rezultatin 1-0 dhe fare pak me rezultatin 2-1.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Përfshirja e Abrashit në kombëtare ndikoi ndjeshëm në modelin tim të simulacioneve statistikore, nga version i dhjetorit në këtë të sotmin. Statistikat e tij kanë qenë fantastike këtë sezon! Por mbetet të shihet se sa trajneri do ta përfshijë Abrashin në ndeshjen kyçe Itali-Shqipëri

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barzaghi: 31/05/2024 14:40

    Me vjen keq , po Italia tash po na mund 2-0 .

    Përgjigju
  • Keci: 31/05/2024 12:41

    Edo ishe mir tu shtyjt karrocat e wallmartit n amerik vllai. hik se stnigjo kush ktu ty

    Përgjigju
    • Tironc i shkollum: 31/05/2024 13:20

      O Keco, ia paske fut kot fare! Bera nje kerkim ne Google dhe me rezultoi nga ResearchGate se ky Zaloshnja paska botuar 62 studime shkencore ne Amerikë!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët

Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët