Vetëm 3 ditë para Kërshndellave, situata ishte e trazuar në Tiranë. Flakadanë dhe bomba molotovë u hodhën para Kryeministrisë, teksa një kryeopozitar 81-vjeçar tundte me furi një flamur shqiptar.

Por situata është qetësuar sot në ditën e Kërshndellave, kur 2025 vjet më parë, sipas legjendës, lindi Biri i Zotit. Dhe sipas asaj legjende, që vlerësohet statistikisht se e besojnë sot mbi 2.4 miliardë njerëz në botë, Jezui, Biri i Zotit, erdhi në Tokë për të sjellë paqe. Dhe paqja në këtë ditë të sotme sundon, të paktën përkohësisht. Këtu në Shqipëri, por edhe përtej…

Në Shqipëri, njerëzit po e shijojnë ditëlindjen e Krishtit, pavarësisht se vetëm 17.2% e banorëve të rritur besojnë vërtet në të – siç rezultoi nga një sondazh që kreva vjet për fondacionin gjerman KAS. Sidoqoftë, mesazhi paqësor i Jezuit, që rezonon tek 2.4 miliardë njerëz në botë, duket se ka rezonuar edhe tek 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë. Paqja mbizotëron sot në ditën e Kërshndellave në mëmëdheun tonë…

Dhe paqja duket se po mbizotëron edhe kudo në botë. Zot na ruaj nga ndonjë tragjedi të orëve të fundit, diku afër apo larg!