VIDEO/ Man. City me 'pesë yje', turpëron 2-5 Juventusin! 'Zonja' gjen Real Madridin në 1/8
Doku feston pas golit me fanellën e Manchester Cityt

Në "Camping World Stadium" të Orlandos, Manchester City dominoi me lojë dhe gola duke turpëruar 2-5 Juventusin. "Zonja" u duk me të vërtet e vjetër në fushë dhe Igor Tudor ka shumë punë përpara nëse bardhezinjtë duan të jenë konkurrues sezonin e ri. Dominimi i Cityt u pa që në minutat e para, aty ku Doku shënoi pas një asisti fantastik të Ait Nouri. Vetëm dy minuta më vonë Juvja barazoi shifrat, kjo pasi Koopmeiners përfitoi nga një gabim i portierit Ederson. Në minutën e 26-të ishte Kalulu që me një autogol qesharak i vendosi "kapakun" ditës së zezë për Juventusin.
Me avantazhin 1-2 të pjesës së parë, City nuk e ndali ritmin dhe gjeti golin e tretë me Haaland në minutën e 52-të. Më pas Foden dhe Savinho shënuan edhe dy gola të tjerë për Man. Cityn, para se Vlahovic gjashtë minuta nga fundi të dërgonte rezultatin përfundimtar në 2-5. Me nëntë pikë të plota City e mbyll Grupin G në krye dhe në fazën e 1/8 të Kupës së Botës gjen Al Hilal. Nga ana tjetër Juvja me gjashtë pikë renditet në pozitën e dytë dhe në turin me eliminim direkt do duhet t'i bëjë llogaritë me Real Madridin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Janar, 11:12
Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?
-
Shëndet
78.9%
-
Mirëqenie
14.2%
-
Punë
6.9%
Vota total: 303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Venezuelë/ Shpërthime të forta në kryeqytet, SHBA godet bazat ushtarake! Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij (VIDEO)
3 Janar, 07:48
-
Trump paralajmëron Iranin: SHBA-të do të ndërhyjnë nëse vrisni protestuesit
2 Janar, 18:48
-
Thoma Gëllçi: Çfarë e bën Amerikën të madhe
2 Janar, 10:10
-
Xhaka i bën nder Arsenal-it, Sunderland ndal Man City-n! Liverpool e nis vitin e ri me halle të vjetra (VIDEO)
2 Janar, 09:54
-
Tensionet me SHBA/ Presidenti i Venezuelës Maduro: I gatshëm për bisedime mbi trafikun e drogës, naftën dhe emigracionin
2 Janar, 07:35
-
Forcat ushtarake të SHBA shkatërrojnë 5 anije, të dyshuara për trafik droge, 8 persona të vrarë
1 Janar, 22:52
-
Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut, betohet para Kuranit
1 Janar, 22:37
-
Gjermani/ Politika e jashtme 2026 dhe ndryshimet globale
1 Janar, 18:45
-
SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës
30 Dhjetor 2025, 08:43
-
Lufta/ Shtëpia e Bardhë: Trump bisedë telefonike me Putinin, diskutime për Ukrainën dhe sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus
29 Dhjetor 2025, 20:15
-
Fitorja e LVV-së ! Gjinali për Report TV: Dialogu me SHBA dhe Assosacioni sfidat e forta të Albin Kurtit. Nuk u shpëton dot!
29 Dhjetor 2025, 13:10
-
Plani i paqes me 20 pika i Zelensky-t, cili është qëndrimi i Moskës? Pse termocentrali i Zaporizhias është një pikë e vështirë?
29 Dhjetor 2025, 10:05