Eduard Zaloshnja: Më modestë në sulm se Spanja, por më efektivë statistikisht…

Eduard Zaloshnja: Më modestë në sulm se Spanja, por më efektivë statistikisht…

Nedim Bajrami dhe Dani Olmo

Shqipëria dhe Spanja janë përballur me të njëjtët kundërshtarë të fortë në grup – Italinë e Kroacinë. Kemi qenë më modestë në sulm se Spanja, por më efektivë statistikisht…

Statistikat e kompanisë së mirënjohur FlashScore tregojnë se Spanja ka dominuar në grupin tonë për sa i përket numrit të sulmeve gjithsej, numrit të gjuajtjeve drejt portës, numrit të gjuajtjeve në kuadrat, dhe numrit të golave të shënuar. Tabela e mëposhtme demonstron se sa deficit kemi ne për këta tregues të sulmit, krahasuar me Spanjën.

Po sa efektivë kemi qenë ne në sulm në dy ndeshjet përballë Italisë e Kroacisë, dhe sa Spanja përballë kundërshtarëve të njëjtë?

Tabela e mëposhtme demonstron, se plot 52.3% e sulmeve tona kanë përfunduar me gjuajtje drejt portës, përkundër 34.8% të Spanjës. Në shënjestrimin e gjuajtjeve kemi patur një epërsi të lehtë – 39.1% e gjuajtjeve tona kanë përfunduar brenda kuadratit të portës, përkundër 38.7% të Spanjës. Ndërsa shndërrimin në gola të gjuajtjeve brenda kuadratit e kemi patur më të lartë se të Spanjës – 33.3% vs. 25%.

 

Shenim i rendesishem: Meqë Spanja e ka siguruar matematikisht vendin e parë në grup, mund të mos luajë ndaj nesh aq intensivisht apo me të njëjtët futbollistë që luajti në dy ndeshjet e para. Kurse ne do të luajmë me futbollistët tanë më të mirë dhe me intensitet 110%!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ish-deputeti Eduard Ndocaj denoncon mjekun Petrela në ‘Përballje’: Operoi pacientin me tumor vetëm për t'i marrë lekët

Ish-deputeti Eduard Ndocaj denoncon mjekun Petrela në ‘Përballje’: Operoi pacientin me tumor vetëm për t'i marrë lekët