Përfundimi i fazës së grupeve të Euro 2024 ka bërë që skuadrat e kualifikuara për në 1/8 të kenë dy ditë pushim. Tanimë UEFA ka treguar edhe disa nga momentet më të mira individuale, kjo me driblime apo edhe kontrollin e topit.
Mes futbollistëve që kanë shkëlqyer në këtë fushë gjatë ndeshjeve të grupeve është edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares lëviz bukur kundër lojtarit të Spanjës, teksa të kujton lëvizjen e Zinedine Zidane.
Krahas videos në postimin e faqes së UEFA EURO 2024 shkruhet: “Përfundimi i fazës së grupeve me disa aftësi mahnitëse”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)