Në një sondazh të zhvilluar së fundmi, më rezultoi se po të ishin zhvilluar dje zgjedhje të parakohshme, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm treçerekun e votave që mori në zgjedhjet e majit 2025, ndërsa PS-ja do të merrte 5/6 e votave që mori në ato zgjedhje brenda vendit.
Thënë ndryshe, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm 58 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh mori plot 66 vota për çdo 100 vota të PS-së. Si rezultat, PD-ja nuk do të siguronte dot as 50 mandatet parlamentare që ka aktualisht…
Më dramatike situata ishte për partitë e vogla. Dje ato do të merrnin brenda vendit vetëm 1/3 e votave që morën në zgjedhjet e majit 2025.
Thënë ndryshe, partitë e vogla do të merrnin brenda vendit vetëm 11 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh morën plot 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.
Si rezultat, partitë e vogla nuk do të siguronin dot as mandatet e pakta parlamentare që kanë aktualisht (ndoshta vetëm ‘Lëvizja Bashkë’ e Qorit dhe PSD e Doshit, të cilat kanë elektorat të qendrueshëm, do të arrinin të rifuteshin në Kuvend).
Komente












