Kur Rama i mori pushtetin Berishës më 2013, për PS-në dhe partitë satelite të saj votuan plot 805 mijë banorë 18 vjeç e sipër (pa përfshirë 195 mijë votuesit e LSI-së dhe PBDNJ-së). Atë vit votuan gjithsej 1.75 milionë zgjedhës, ndërkohë që numri total i banorëve 18 vjeç e sipër ishte 2.05 milionë (sipas shifrave zyrtare të atëhershme të INSTAT-it).
Pas një dekade të Ramës në pushtet, më 2023, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën pothuaj 800 mijë vota (të ndihmuar në terren edhe nga aleatja PSD). Por parvjet votuan vetëm 1.4 milionë zgjedhës, ndërkohë që numri total i banorëve 18 vjeç e sipër zbriti në 1.95 milionë (sipas shifrave zyrtare të INSTAT-it).
Pra PS-ja e ruajti murin prej 800 mijë votash për deputetët/kryebashkiakët socialistë gjatë një dekade, edhe pse numri i banorëve 18 vjeç e sipër ra, dhe numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ra edhe më shumë (shihni tabelën e mëposhtme). Për më tepër, muri 800-mijësh nuk u trondit edhe pse zv.kryeministri dhe ministra e kryebashkiakë të rëndësishëm socialistë përfunduan në dyert e gjykatave gjatë periudhës 2013-2023.
Përballë këtij muri të qendrueshëm 800-mijësh të PS-së, PD-ja do ta ketë shumë të vështirë në zgjedhjet e majit. Sepse parvjet kandidatët për kryebashkiakë të PD-së (të përkrahur në terren edhe nga LSI, PR, PAA etj.) nuk morën dot më shumë se 500 mijë vota. Ndërsa tani, edhe ata disa dhjetra mijëra emigrantë që pritet të votojnë me postë në maj duket se po mobilizohen më shumë nga PS-ja se sa nga PD-ja…

SHËNIM: Shifrat janë rrumbullakosur në tre zerot e fundit
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.6%
-
Pak
19.7%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion
26 Mars, 20:33
-
‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!
26 Mars, 20:23
-
'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH
26 Mars, 19:46
-
Shteti më i paguar se privati, gati reforma e dytë e rritjes së pagave! PS premton rritje të rrogës mesatare me 300 euro në mandatin e 4
26 Mars, 19:38
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24
-
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...
26 Mars, 18:09
-
‘Luli këndonte çdo natë himnin...’, Rama për kërcënimet e Berishës ndaj SPAK: Do shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:58
-
‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma
26 Mars, 17:54
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Babai i Elseid Hysajt i kërkon Ramës mol në liqenin e Shkodrës: Më thanë je budalla që erdhe investove... (VIDEO)
26 Mars, 17:10
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama ironizon PD nga Shkodra: Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, si luftë kundër komunizmit
26 Mars, 16:59
ore ky specialisti Zaloshnja e ka lexuar BLACK SWAN, ate librin qe po lexon dhe Lali ne ne qeli. se mos dale ndonje mjellme e zeze ne keto hesapet qe po ben dhe na nxjerr zbuluar PS-ne.
PërgjigjuMision te veshtire ka tani Zaloshnja. Te mbaje lart frymen e mases. Asaj te administrates shteterore, ne nivel qendror por sidomos lokal. Qe, ashtu si llafos the kryedallkauku Rama, u "trondit" nga arrestimi i skuthit Veliaj. Pra behet fjale per nivelin lokal qe mund te gjeneroje deri ne 400 mije zgjedhes brenda vendit, te cilet organizata kriminalo-politike Rama i siguroi permes projektit dhe operacioneve Sorrosiane nen Biden. Sa afer qe ishin per te eleminuar politikisht Berishen. Cfare njeriu rezultoi ky Berisha, vertet i pamposhtur! Pra Zaloshnja qan per zgjedhesit qe Ramamafia rekrutoi pas asgjesimit te legacise korruptive te dy MMve - Meta Monika, apo blerjeve korruptive te sahanlepiresve te tyre si Nacot, Rehovicet, Celet, e soj e sorollop me tipat si ky Brahimllari se fundmi. Apo blerjet si ato te PSD nga financuesi e mbeshtetesi i vjeter nè operacionet politiko korruptive - Tom Doshi, i listuari nr. 1 nga ligjzbatuesit nè Australi per keto pune. Ne fund te fendit, Doshi i siguroi 21 Janarin, dhunen, korruptimin e policise, dizinformacionin permes "Italise", apo deri dhe tek rekrutimet me para brenda gardes; e gjitha kjo per nje njeri te semure, jo nga normalet semundje, pôr grykesia enveriste per pushtet, para e prone. Keto qan Zaloshnja qe tashme mund te shohin nje prespektive tjeter, ata te braktisjes se korrupsionit te organizuar ramastanist. Mos ki frike Zaloshnja se ti tashme i ke bere leket....
PërgjigjuPO PO ATY MBAHU TE HEKRI AUTOBUIT
Përgjigju