Gjithsej janë miratuar nga KQZ rreth 246 mijë kërkesa të emigrantëve për të votuar me postë. Kuptohet që shumica e tyre janë me origjinë nga qarqet më të mëdha.
Po si është raporti i të regjistruarve për çdo qark, ndaj numrit të emigrantëve të qarqeve përkatës?
Në vend të parë është Qarku Berat, që ka një koeficient regjistrimi 1,60 - përqindja e të regjistruarve për të votuar (6.5%), pjesëtuar me përqindjen e zgjedhësve në emigracion (4.1%).

I dyti është Qarku Dibër, me koeficient regjistrimi 1,35. Ndërsa në vendet e fundit renditen qarqet Kukës e Vlorë, me koeficientë regjistrimi 0.72 dhe 0.70.
Komente

