Eduard Zaloshnja: Retrospektivë, 4 liderë të PKSH/PPSH/PS vs 1 lider i PD

Eduard Zaloshnja: Retrospektivë, 4 liderë të PKSH/PPSH/PS vs 1 lider i PD

Lulzim Basha, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta

Protesta e 20 shkurtit në bulevardin e Tiranës konfirmoi se lider real i PD-së, 34 vjet pas themelimit, mbetet Sali Berisha (pavarësisht se kryetar i vulës së saj figuron Lulzim Basha). Kryetarë de juro të PD-së ndër vite kanë qenë shumë (Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduard Selami, Tritan Shehu, Lulzim Basha), por lider de facto nga themelimi i saj ka qenë vetëm një – Sali Berisha, ish-komunist qysh nga 1968-ta.

Duke hedhur vështrimin në historinë 34-vjeçare të PD-së, vetvetiu të shkon mendja tek historia e rivales PS (që është vazhdim modern i PKSH-së dhe PPSH-së).

Më 8 nëntor 1941, kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare (PKSH), kryetar i përkohshëm i saj u zgjodh 33-vjeçari Enver Hoxha. Por ai u bë lideri de facto i partisë (me përkrahjen e fuqishme të malazezit Miladin Popoviç dhe serbit Dushan Mugosha). Më 1944, lidershipi i tij u sfidua në Pleniumin e Dytë të Beratit, por ai mbijetoi falë Sejfulla Malishovës dhe maqedonasit Velimir Stojniç (lexo këtu)

Më 1948, lidershipi i Hoxhës u sfidua seriozisht në Pleniumin e Tetë nga Koçi Xoxe, por mbijetoi falë ndërhyrjes së fuqishme ndërkombëtare të Stalinit. Dhe pas mbijetesës si lider, ai e ndryshoi emrin e partisë nga PKSH në PPSH (si dhe eleminoi bashkëpuntorët më të ngushtë deri sa vdiq më 1985).

Pas vdekjes së Enver Hoxhës, lider de juro dhe de facto i PPSH-së u bë Ramiz Alia, shumë më i butë se paraardhësi. Dhe kur dallga demokratike përmbyti gjithë Europën Lindore (si edhe Shqipërinë më së fundi), Alia ia kaloi Fatos Nanos stafetën e partisë së vjetër (që më 1991 u quajt Partia Socialiste).

Nano mbeti lider de facto i PS-së deri më 2005, pavarsisht se de juro, Rexhep Mejdani dhe Pandeli Majko e patën nga një intermexo të vogël në krye të partisë. Nano u largua përfundimisht nga qeveria, partia dhe jeta politike, pasi humbi zgjedhjet më 2005. Vendin e tij e ka zënë (dhe s’ka ndërmend ta lëshojë) ish-anarkisti Edi Rama.

E kështu, vijmë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në garën për kryeministër, do të kemi nga njëra anë 80-vjeçarin ish-komunist (që ka qenë për 34 vjet lideri i vetëm de facto i PD-së), dhe nga ana tjetër, 60-vjeçarin ish-anarkist (që është pasues jotradicional i tre liderve komunistë të PKSH/PPSH/PS).

Aktualisht, vetëm 15% e shqiptarëve brenda vendit e duan kryeministër 80-vjeçarin, dhe vetëm 37% duan 60-vjeçarin (raporti i përkrahjes për secilin duket përpjestimor me jetëgjatësinë e partive përkatëse të tyre). Fare pak shqiptarë të këtushëm duan kryeministër 50-vjeçarin Basha apo 55-vjeçarin Meta, ndërsa shumica duan dikë që ende nuk është shfaqur në skenën politike shqiptare… (Lexo këtu).

Shënim biografik: Im atë ka qenë ndër anëtarët e parë të PKSH më 1941, më vonë i përjashtuar dhe i burgosur nga partia e tij. Unë kam qenë ndër firmëtarët e parë të PD më 1990, më vonë i vetëlarguar nga partia ime.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liberali: 22/02/2024 18:09

    Sikur, te gjithe te ikinin nga politika do shpetonte vendi nga keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë