Eduard Zaloshnja: Shqetësime për këtë sezon turistik, dhe per tjetrin pas këtij

Eduard Zaloshnja: Shqetësime për këtë sezon turistik, dhe per tjetrin pas këtij

Foto ilustruese

Nga analiza që bëra me specialistin IT të sondazheve të mija, rezultoi një rritje 64% e përmendjeve të fjalëve kyç për turizmin e Shqipërisë në të gjithë internetin botëror. Edhe sikur turizmi të rritet këtë sezon 50% krahasuar me vjet (e jo 64%), do të jetë një Cunam i vërtetë për Policinë e Rendit dhe Policinë Rrugore.

Shqetësime për këtë sezon:

· Edhe sikur Policisë Rrugore t’i vihen në dispozicion aparatura teknologjike shtesë këtë sezon (me kosto modeste 100 mijë eruro), 630 policët rrugorë të terrenit nuk do të jenë të mjaftueshëm, sepse gjysma e tyre do të merren me zhbllokimet e trafikut në zonat e nxehta turistike. Prandaj është mirë të përdoren patrulla të thjeshta policie për zhbllokimet e trafikut, teksa policët rrugorë merren me punën e tyre të specializuar.

· Është e vështirë të shtohen efektivat e Policisë së Rendit brenda një kohe të shkurtër, por të paktën mund të shtohen disa fonde për punë jashtë orarit të atyre që kemi. Të gjithë policët e rendit duhet të punojnë 12 orë në ditë gjatë sezonit turistik – përndryshe, nuk përballohet dot fluksi gjigand i turizmit të pritshëm këtë vit (shqiptar e të huaj).

Shqetësime për sezonin e vitit tjetër:

Duke shpresuar se ky sezon do të mbyllet pa rritje të nivelit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, shqetëmet për sezonin e vitit tjetër janë:

·  A do të bëhen 1 milion euro investime para sezonit të vitit tjetër në Policinë Rrugore për aparatura teknologjike? (Mund të përfshihen kompanitë e siguracioneve në këtë investim)

·    A do të shtohen efektivët e Policisë Rrugore para sezonit të vitit tjetër?

·    A do të shtohen efektivët e Policisë së Rendit para sezonit të vitit tjetër?

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred: 08/04/2024 20:06

    O Zaloshja pse nuk prek LIRIMIN e plazhit publik qe besoj do te jete gangrena ashtu si ishte vjet ne cdo plazh, por tek policet qe e kane vene kapelen mbi sy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim

Pagat ulen te privati, eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim