Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!

Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!

Tirana nga lart

Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë banesa të banuara, dhe 280 mijë automjete aktive të regjistruara. Ndërkohë, rrugët e këtij metropoli mund të përballojnë normalisht ndoshta gjysmën e kësaj dendësie banorësh, banesash dhe automjetesh – për të mos folur për automjetet dhe njerzit që vijnë me shumicë në Tiranë nga rrethe apo vende të tjera.

Një distancë që gjatë natës mund të përshkohet me automjet për 15 minuta, gjatë një dite të zakonshme mund të përshkohet për 45 minuta. Për të mos folur për ditët jo të zakonshme, kur bie shumë shi apo kur bllokohen ca rrugë nga aktivitete apo nga protesta. Në të tilla raste, varganët e automjeteve lëvizin me shpejtësinë e breshkës…

Si të udhëtosh gjatë ditës në Tiranë me automjet privat, me autobuz urban, apo me taksi, do të harxhosh trefishin e kohës për të shkuar nga pika A në pikën B, krahasuar me orët e vona të natës (kur trafiku normalizohet). Ndërsa korsitë e dedikuara për biçikleta janë të ngushta, jo të kudondodhura, dhe mbi të gjitha, të rrezikshme.

Dikur Basha, kur po vinte në krye të Bashkisë Tiranë, premtoi se do të ndërtonte një linjë tramvaji. Por edhe ajo nuk do të kishte qenë një zgjidhje e përshtatshme për trafikun e dendur të kryeqytetit – tramvaji thjesht do të zaptonte dy korsi aktuale të rrugëve egzistuese.

Përfundimi i unazës së madhe mund të ndihmojë disi për hyrjet dhe daljet nga kryeqyteti. Sidoqoftë, të gjitha rrugët kryesore brenda unazës së madhe do të mbeten të mbingarkuara.

Teksa pallatet, banorët, dhe automjetet e zonës metropolitane të Tiranës shtohen çdo vit, thjesht rrugët e saj nuk do të mbajnë më. Duhet menduar qysh sot për një metro, si në çdo metropol të botës!

Si linjë e parë e metrosë mund të jetë ajo Lindje-Perëndim (Fresku-Kombinat). Më vonë mund të ndërtohet ajo Veri-Jug (Kamëz-Sauk).

Ndërtimi i një metroje është një projekt gjigand, por një ditë duhet të fillojë. Forcat politike që po përgatisin programet e tyre elektorale për zgjdhjet e paranverës ndoshta duhet të mendojnë për fillimin e një projekti të tillë në legjislaturën e ardhshme…

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nessuno: 08/12/2024 19:14

    Ti @Mara,që 'nxehesh', punoke si duket në bashki dhe prandaj ti je e konsumume,se s'ke këllqe për të bo projekte metrosh,se limiti yt është deri te korsia e biçikletave që duket bukur nga droni lart në ajër,po se ç'heqin njerzit në tokë ,truri jot 'nuk e kap dot'. Për të bërë investime të mëdha dhe afatgjata,nuk duhet kohë,thjesht duhet vullnet dhe ashtu siç tha dhe dikush më sipër në thënjen e Çurçillit, -"se burrat e shtetit ndërtojnë të ardhmen",për fat të keq në Shqipëri nuk ka burra shteti,por pushtetar që mendojnë për pushtetin e tyre.se askush që ka drejtuar baahkinë e Tiranës nuk ka menduar për të ardhmen me kaosin e krijuar nga trafiku mbytës,si rezultat të ndërtimeve pa kriter dhe projekteve 'dritshkurtër' ,që ia prishin çdo ditë cilësinë e jetës qytetarëve. Zaloshnja është i pari person publik që pëemend ndërtimin e një metroje edhe pse s'është i fushës ,por thjesht një qytetar që ka zë në media dhe e kupton domodsoshmërinë e tij kur shihet që ska zgjidhje tjetër. Unë si qytetar e kam zënë në gojë sa her kam pas rastin që flitet për ndërtimet në Tiranë,por kuprohet anonimët skanë peshë dhe s'i lexon kush,por edhe po të lexohen ,patronazhistët na 'akuzojnë' si njerzit e 'non-gradës' ,paçka se ne jemi shumica e atyre që mbajmë qëndrim më shumë ndaj non-gradës,të cilët dhe këta të fundit,na thonë ne 'patronazhistë' Halle halle kjo dynja,por veç 'hallit tonë' askush s'i ngja,se ne kemi ngelur te dilema me diçidurën :-"me 28 apo me 29,iku ushtari i fundit".!? Si 'shpejt' për të ndërtuar metro ,pa zgjidhur këtë dilemë!

    Përgjigju
  • Qyetari: 08/12/2024 17:53

    Tiranes i duhen shume gjera! Le ta nisim po a i lexon qeveria komentet ketu??? Se pari le ta nisim me bashkine qe cudia me e madhe nket ven esht se ne oren 7:30-9:00 kur ti shkon per ne pune te bllokon rrugen Makina mbeturinave kur shum mire mund te dalin naten si gjith boten jo ne orar piku kur njerzit ikin ne pune, esht nje idiotsi nga ana e bashkise turp e faqe e zeze. Rethrotullimi ne astir (Welli) duhet hequr sepse ne cdo orar krijohet trafik i papar makina qe dynden dhe te shpifin drejtimin e mjetit. Po ashtu dhe rethrotullimi i ring center, nje kaos i vertete. Tiranes i duhen metro dhe sefamor neper lagje jo vetem ne rruge kryesore. Me beni mua kryeminister thjesht 30 minuta dhe me hiqni prap dhe e shifni si bohet ky vend per gjys ore.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 08/12/2024 17:44

    @ Mara emigrantja: Po normal o Mara, që do bëhet projekti para, se nuk do fillojm tu gërmuar pastaj ta projektojm! Nëse ty metroja të duket thel mbi bisht, nuk di çtë të them! Ti (siç dukesh nga emri), jetonke jasht, e nuk e kupton vështirësinë e trafikut në qytet! Sa për atë që nuk rriten pensionet, po ata qytete që kan metro, pa pension i kan lën qytetarët e tyre??? Pastaj nuk ësht se e vendisëm un e ti( të ish për mua, ky studim duhet të kish nisur që në vitet 2000 për qytetin), po ama koha kalon e vërtet jemi shum pas! ( sa për lulushin që përmend, ai thjesht hodhi idenë e një travaji, e metroja me trsmvajin jan gjona të ndryshme!)

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 08/12/2024 15:45

    E kam thënë disa herë dhe un, po nuk kam zë publik ta dëgjojnë pushtetarët! Jo i ka ardhur koha, po jemi të vonuar! Arsyeja që nuk e nisin, është se pushtetarët tek ne, qëndrorë e lokal, duke e ditur se metroja han 10-15 vite kohë ndërtimi, e dinë se nuk do të jenë në pushtet kur metroja të vihet në funksion, e nuk duan tia japin kryebashkuakut a kryeministrit që do jet atëher në krye! E këta të tanishmit, nuk jan burra shteti siç thosh Çurçilli: -Burr shteti është ai që mendon për brezat e ardhshëm, jo për zgjedhjet e ardhshme!! Këta tanët, mendojn për zgjedhjet e ardhshme e mjaftohen me korsi biçikletash( që mo të vështir e kan bër trafikun), e mbjellje pemësh( që çuditërisht këtë vit po mungojn dhe ato!)

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/12/2024 16:21

      Ke te drejte more Sefer se edhe lulyshi donte ta ndertonte por nuk ja ariti .Qe te ndertosh nje metro duhet me prepara te behet projekti , ju tani qe hallet e shqiptareve po zgjidhen kerkoni thele mbi bisht .po te ndertohet metroja nuk do te kete rritje pessioni se ku do ti gjeje leket qeveria apo ka fabrike . Pika budallenjve qe shkojne mbas berihait te Zaloshnjes

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë