Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Marash Kumbulla me topin në këmbë

U ngjitën nga kategoria e dytë dhe këtë sezon po përballen në La Liga të Spanjës, por Espanyol nuk është në formën e duhur pasi në 18 javët e sezonit kanë grumbulluar 15 pikë dhe ndodhen në vendin e 18-të (i treti nga fundi).

Pjesë e katalanasve është edhe Marash Kumbulla i cili ka luajtur në 16 ndeshjet me ekipin e tij, duke shënuar një gol. Mbrojtësi i Kombëtares foli për "Sport" duke thënë se ka besim se ekipi do bëjë mirë në ndeshjet që vijnë dhe për rrjedhojë do dalë nga zona e ftohtë.

“Nuk jemi të kënaqur për këtë situatë, por kemi shumë ndeshje para për të zhvilluar. Kemi cilësinë për të ecur përpara. Unë mendoj se është çështje mentaliteti. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të gjithë së bashku do të bëjmë mirë”, tha Kumbulla mes të tjerash.

Marash Kumbulla është huazuar këtë sezon te Espanyol nga Roma.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen