Eduard Zaloshnja: Vetëm 40.6% të kënaqur me qeverinë, por vetëm 32.4% votojnë sot për PD-në

Eduard Zaloshnja: Vetëm 40.6% të kënaqur me qeverinë, por vetëm 32.4% votojnë sot për PD-në

Mbledhja e drejtuesve politikë të PD me kreun Berisha

Nga një sondazh që prezantova mbrëmë në Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/a-do-ja-heqetrump-non-graten-sali-berishes-termometri-politik-per-nentorin-sondazhi-ekskluziv-ne-bashkepunim-me-eduard-zaloshnjen-neser-ne-report-tv-ora-2100 ), rezultoi se vetëm 40.6% e zgjedhësve të prirur për të votuar (këtu dhe në emigracion) kanë një vlerësim pozitiv për punën e qeverisë në përgjithësi. Nga ana tjetër, vetëm 32.4% e zgjedhësve të vendosur për të votuar qysh sot (këtu dhe në emigracion) janë gati të votojnë për partinë më të madhe opozitare, PD-në.

Hendekun e madh mes këtyre dy shifrave e mbushin zgjedhës që votojnë sot për parti të vogla dhe votues që janë të prirur për të votuar, por që janë ende të lëkundur.

Po pse vetëm 1/3 e atyre që janë të vendosur të votojnë qysh sot ia japin votën PD-së, partisë më të madhe opozitare?

Në krye të saj është një 80-vjeçar që iku nga pushteti pasi mori 1 milion “shuplaka” elektorale në zgjedhje para 11 vjetësh, dhe që u rikthye me vrull në krye të PD-së vetëm pasi po i ngushtohej laku i drejtësisë për çështje penale si “Klubi Partizani”, “21 janari”, etj. Votuesit e zonës gri e nuhasin siç duket këtë gjë, dhe vetëm simpatizantët e tij të flaktë janë gati qysh sot të votojnë për PD-në.

Fakti që kryetari aktual i PD-së është 80-vjeçar dhe synon të rikthehet në pushtet pas një dështimi elektoral, nuk e përjashton mundësinë e suksesit të tij. Tek e fundit, Trumpi është 78 vjeç dhe u rikthye në pushtet, pasi iku prej prej pushtetit me zgjedhje. Por në rastin e Trumpit, ai iku nga pushteti vetëm për 44 mijë vota (sa popullsia e Pogradecit) në katër shtete kyçe të federatës amerikane (në gjithë SHBA-në votuan plot 160 milionë zgjedhës kur humbi Trumpi). Ndërsa kryetari aktual i PD-së iku nga pushteti me 1 milionë “shuplaka” elektorale, kur votuan gjithsej 1.72 milionë shqiptarë…

SHËNIM: Partive të reja ia japin votën 14% e atyre që janë të gatshëm të votojnë qysh sot.  Por përvoja e gjatë e sondazhve parazgjedhore në Shqipëri ka treguar se partitë e reja dalin mirë në sondazhe shumë muaj para zgjedhjeve, por treten si kripa në det muajin e fundit të fushatës zgjedhore. Si rezultat, shumica dërrmuese e mandateve ndahen zakonisht mes dy partive të vjetra kryesore. Të shohim nëse kësaj rradhe, partitë e reja nuk do treten si kripa në det…

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar

Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar