Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të mandatit aktual, prokurorëve të SPAK-ut t’u shtohet edhe një mandat 9-vjeçar. A u duhet shtuar?”
Kësaj pyetje iu përgjigjën “Po” 65.3% e të anketuarve dhe “Anoj nga po” 10% e tyre. Pra 75.3% anonin pro kërkesës së Dumanit. Meqë kampioni ishte përfaqësues i popullsisë së rritur (18 vjeç e sipër), mund të ekstrapolohet me përafërsi që rreth 1.506 milonë banorë të rritur anojnë nga përkrashja e kërkesës së Dumanit.
Po për kë votuan vjet më 14 maj këta banorë të rritur që anojnë nga përkrahja për kërkesën e Dumanit?
Meqë në pyetësor ishte përfshsirë edhe pyetja rreth votës që kishin dhënë vjet më 14 maj të anketuarit, mund të ekstrapolohet me përafërsi se për kë votuan vjet përkrahësit e kërkesës së Dumanit (shihni tabelën më poshtë). Konkretisht, rreth 796 mijë prej tyre votuan vjet për kryebashkiakë socialistë, rreth 596 mijë nuk votuan fare, dhe rreth 114 mijë votuan për kryebashkiakë opozitarë (në pyetësor nuk ishte specifikuar për cilat logo opozitare).
Nga ana tjetër, ndër rreth 496 mijë banorët e rritur jo dakord me kërkesën e Dumanit, rreth 488 mijë votuan vjet për kryebashkiakë opozitarë, rreth 4 mijë për kryebashkiakë socialistë, dhe rreth 4 mijë të tjerë nuk votuan fare (shihni tabelën më poshtë).
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.6%
-
Gafë
51.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5114
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë
7 Janar, 12:53
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë
6 Janar, 22:28
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: Vetëm 28.5% nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, mbi 43% e duan nën arrest shtëpie
6 Janar, 10:15
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje
6 Janar, 07:28
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!
30 Dhjetor 2024, 13:48