Ministria e Kulturës në bashkëpunim me QKVF organizon nesër Tryezën e Rrumbullakët "Edukimi i brezave përmes Trashëgimisë Kulturore Jomateriale".

Me qëllim organizimin e një takimi ndërinstitucional me të gjithë ato institucione që kanë si pjesë të objektivave të punës së tyre edhe Trashëgiminë Kulturore Jomateriale, kjo tryezë synon kryesisht evidentimin e problematikave në fushën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale: humbja dhe lënia në harresë e instrumentave popullorë; tjetërsimi i muzikës popullore dhe kostumeve tradicionalë shqiptarë; zhdukja e zejeve të ndryshme; zhdukja e riteve dhe zakoneve;  mungesë informacioni tek të rinjtë, lidhur me TKJ, etj.

Kjo tryezë do të nxisë  bashëpunimin midis institucioneve, si dhe ngritjen e strukturave mbrojtëse, informuese dhe ndërgjegjësuese. Përveç aspektit shkencor, i cili do të paraqitet nga studiuesit e fushës akademike Vaso Tole, prof.dr, Miaser Dibra, prof.dr.Agron Xhangolli, prof.dr, Zana Shuteriqi  tryeza do të fokusohet dhe në aspektin praktik.  Me qëllim zbatimin e direktivave të Konventës së UNESCO-s në funksion të mbrojtjes dhe përcjelljes ndër breza të TKJ në këtë tryezë do të jetë i ftuar eksperti Nikolai Vukov.
Tryeza do të mbahet në Tiranë nga datat 28-29 Tetor 2014, ora 10.00-18.00, Hotel Mondial

ATSH