'Edukimi’ voton projektligjin për buxhetin e vitit 2024! Grupet e interesit: I pamjaftueshëm për Arsimin! Kreu i SPASH: Paga e ulët e bën mësuesinë të padëshirueshme

Edhe në Komisionin e Edukimi projektbuxhei i vitit 2024 mori dritën jeshile, teksa u miratua nen për nen dhe në tërësi. Në seancën dëgjimore nuk munguan ankesat nga grupet e interesit. Për përfaqësuesit e sindikatave të arsimit rritja e pagave për mësuesit deri në 33% është e mjaftueshme dhe nuk do të sjellin asnjë ndryshim në sistemin arsimor.

“Ne mendojmë se ky buxhet nuk i përmbush kërkesat e kohës për një arsim cilësor. Në buxhet thuhet se rrogat do të rriten 23-deri në 33% të pagës bruto. Rritja e pagave është e pa mjaftueshme, sepse kjo rritje page nuk ndikon tek maturantët që të zgjedhin degën e mësuesve. E kanë bërë një profesion të padëshiruar. Paga minimale e një mësuesi duhet të jetë 90 mijë lekë. Rritja e pagave ne duam që të filloje që në janar. Kjo është e vetmja zgjidhje e problemit të arsimit në ditët e sotme. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit largohen nga Shqipëria është dhe arsimi. Duhet të jetë prioritet i qeverisë. Le të shkurtohet administrata.

Ka ardhur duke u fryrë. Këto lekë ti kalojën arsimit sepse ky investim do i shërbeje rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies. Kjo është e vetmja mënyrë për të kufizuar largimet. Ky buxhet është i pa mjaftueshëm për trajnimin e mësuesve. Trajnimet të bëhen nga fakultetet e mjekësisë. Ky buxhet është i pa mjaftueshëm për të realizuar me sukses SMP-in dhe që vendi të ece në të njëjtin hap me rajonin. Me këtë ritëm, shumë maturantë vitin tjetër do të shkojnë jashtë apo ti drejtohen privatit. Numri i nxënësve në Fier në privat e kalon numrin e shtetit.  Ne kemi buxhetin më të ulët nga vendet e rajonit. Këto paga që janë për arsimin janë të pa mjaftueshme.”, tha Nevruz Kaptelli, kreu i SPASH.

Grupet e interesit thanë se buxheti është i pa mjaftueshëm edhe për trajnimin e mësuesve, teksa kërkuan që ato të bëhen nga përfaqësues të universiteteve.

Kreu u SPASH, Nevruz Kaptelli e cilësoi fakt alarmant regjistrimin në degët e mësuesisë, të nxënësve me mesatare të ulët.

“Për 9 vite, Shqipëria nuk do të ketë mësues. Ne kemi shumë vite që në degën e mësuesisë, na shkojnë nxënësit me mesataren më të ulët. Kjo është alarmante. E ardhmja do jetë si në Fier. Prindërit do të detyrohen ti dërgojnë fëmijët në privat. Ne duhet të punojmë për një arsim publik cilësor. Mua më duket shumë urgjente rritja e pagave sepse ne nuk kemi se si ti bindim nxënësit që të shkojnë për mësuesi”

Për të tërhequr më shumë studentë në degët e mësuesisë, qeveria uli mesataren por dhe shumë degë që i ka shpallur prioritare.  

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!