Nusja e bukur e cila u komplimentua për thjeshtësinë dhe rrezatimin në të bardha ku përdori si aksesor kryesor lulet, na shfaqet përrallore e fotografuar nga Edvina Meta përmes një koleksioni të cilin vetë fotografja e ka publikuar në faqen zyrtare të saj. Në fotot ekskluzive, në qendër janë pikasur detajet e fustanit, flokëve dhe tiparet e Ajolës gjatë albumit martesor.
E dashuruar me këtë foto ka qënë edhe vetë Ajola Xoxa e cila ka komentuar e ekzaltuar në të gjitha fotot e saj. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe bashkëshortja e tij Ariola Xoxe kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre më 6 dhe 8 shtator. Historia e tyre e dashurisë ka nisur duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit nëpër blogje dhe në atë kohë Ajola studionte në Francë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)