Efektet e shëndetshme të kanellës

Efektet e shëndetshme të kanellës
Kanella është një erzë e cila përdoret në shumë ushqime , megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë, jo detyrimisht në çdo vakt, por shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta bëjë atë më efektive.Në të vërtetë, kanella nuk është asgjë tjetër përveçse një lloj vaji natyror, i cili bën një punë shumë të mirë për stomakun, në rënien në kontakt me muret e tij.

Në fakt, përveçse stimulon tretjen, është në gjendje të ndihmojë edhe procesin e eliminimit të parazitëve të brendshëm.
Studimet e “US Human Nutrition Research Center” kanë vënë re se kanella është në gjendje të luftojë bakterin e quajtur “Helicobacter pylori”, përgjegjës në stomak për ulçerën dhe gastritin.

Gjysmë luge kanellë është e mjaftueshme për të reduktuar edhe sasinë e sheqernave në gjak, për ata që vuajnë nga diabeti, por ul edhe nivelin e kolesterolit apo trigliceriteve, duke minimizuar mundësinë e prekjes nga sëmundje të zemrës apo infarkti.

Në një studim të kryer në Pakistan vitine  kaluar, disa vullnetarë të prekur nga diabeti i avancuar pranuan të marrin 2-3 gramë kanellë çdo ditë dhe pas disa javësh, niveli i sheqerit në gjak kishte rënë me 20%.

I vetmi rast kur kanella nuk është e këshillueshme, është ai tek gratë shtatzanë, pasi tek to është provuar që shkakton shpesh herë irritime dhe alergji të ndryshme.

Ja, disa  përfitime që ka shëndeti juaj nga përdorimi i kanellës:

Rrit funksionin e trurit tuaj

Kanella përmirëson funksionin e trurit tuaj, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, redukton rrezikun për t’u prekur nga sëmundja alcajmer. Të konsumoni pak kanellë ju ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon dhimbjen e kokës.

Është e mirë për zemrën

Sipas një studimi të kryer nga “Penn State” duke shtuar erëza si kanellë ose shafranin e Indisë zvogëloni efektet negative të ushqimit të yndyrshëm. Shtimi i kanellës apo shafranit të Indisë mund të jetë një zgjidhje e mirë për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse e kombinoni me ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime gjimnastikore, kanella mund t’ju ndihmojë të bini në peshë. Ajo ndihmon në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak, gjë që luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës.

Përmirëson shëndetin

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si: dispepsi, diarre, si dhe në zbutjen e dhimbjeve kronike si artriti. Rekomandohet gjithashtu që ta shtoni atë në përbërje të supave tuaja të preferuara.

Parandalon kancerin

Konsumimi i kanellës ndalon përhapjen e qelizave të kancerit. Shtoni një gjysmë luge çaji kanellë pluhur në gotën e qumështit për të përfituar vetitë e saj luftuese ndaj kancerit.

Është e mirë për shëndetin oral
Kanella është një nga përbërësit e njohur të çamçakëzëve, pasi ka veti antibakteriale dhe ndihmon mishrat e dhëmbëve nga dëmet gjithashtu mund të ndihmojë për një frymëmarrje më të freskët.Është e mirë për lëkurën tuaj
Kanella largon skuqjet dhe kruarjet nga lëkura si dhe lufton aknet në fytyrë. Ajo mund të përdoret gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve muskulore.  //ATSH//


Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike