Efektet 'magjike' të hudhrës, specialisti Ylli Merja në Report Tv: E pasur me vitaminë C, forcon imunitetin

Hudhra është një bimë barishtore që përdoret gjerësisht në gatim. Por përpos shijeve të mira që i jep gatimeve, ajo cilësohet si një ilaç natyral për shumë sëmundje. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si  veprojnë përbërësit e hudhrës në organizëm:

“Germaniumi vepron si agjent kundër kancerogjen, seleni forcon punën e vitaminës C. Përbërësit e hudhrës në mëlçi veprojnë si nxitës për largimin e yndyrnave në peshë specifike  shumë të ulët, pra ulin trigliceridet.Hudhra duke ulur triglicieridet ndikon në rritjen e fibrinolitikës në gjak kundër mpiksjes së gjakut. Ul tensionin e lartë të gjakut, sheqerin, qetëson kafshimet nga insektet dhe Shpërbën alkoolin” tha mjeku popullor.

Ajo mund të përdoret në një sërë trajtimesh ku ndër kryesorët janë:

Ndihmon në kurimin e akneve në fytyrë dhe kokë,  nishanet e zinj, zhurmat dhe dhimbjet e veshit, ul tensionin e lart dhe normalizon qarkullimin e gjakut dhe lufton variçet. Kundër kollës, të ftohtit dhe etheve si dhe kundër bajameve të acaruara. Lufton parazitët në kokë dhe pastron zorrën e trashë nga polipet.

Por sa janë dozat që duhet të përdorim brenda ditës:

“Për të rriturit doza ditore është 2-3 thelpinj hudhra në ditë ndërsa për fëmijët 1 thelp është I maftueshëm” këshilloi specialisti bimëve Ylli Merja.Personat që vuajnë nga tensioni i ulët duhet ta marrin në mënyrë shumë të kujdessshëm hudhrën, mjafton 1 thelb paradite, 1 thelb pasdite.

Ndërsa këshilloi që të tregohet kujdes me masën e përdorimit të hudhrës, pasi ka përmbajtje arseniku dhe përdorimi i tij në masë të madhe mund të helmojë organizmin.

“Mund të elemoheni sepse në një dozë, shumë të vogël hudhra në brendësinë e saj përmban arsenic që është toksik dhe nëse marrim shumë sasi ajo bëhet një dozë helmuese. Në këtë rast do të keni djegie në stomak dhe dhimbje koke”

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion