“Mbrapa në vitet 1940, ku njerëzit flinin mesatarisht pak më shumë se tetë orë në natë, dhe tani në kohën moderne, orët e kaluara në gjumë janë ulur në rreth 6.7 apo 6.8 orë në natë”, ka thënë Matt Walker, profesor i neuroshkencës dhe psikologjisë në Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.

"Pra, kjo është një humbje e tronditshme e gjumit brenda hapësirës prej vetëm 70 vjetësh."

Për të rriturit, bota moderne është plot me gjëra që e zvogëlojnë gjumin. Kafeina, e cila na mban zgjuar. Alkooli, i cili fragmenton gjumin tonë dhe shtyp ëndërrimin. Edhe pse ne kemi përmirësuar kushtet për të fjetur, me gjithçka nga dyshekë më të mirë në shtëpitë pa tym, mjedisi ynë i kontrolluar mund të ketë krijuar probleme, thotë Walker.

“Një gjë që ndikon në mundësitë dhe aftësitë tona për të fjetur, dhe që mund ti habisë njerëzit është ngrohja globale dhe ajri i kondicionuar. Pra kur perëndon dielli temperaturat bien në mënyrë dramatike dhe kur dielli del ato ngrihen, dhe trupi ynë pret këtë ndryshim të bukur termik. Dhe ajo që kemi bërë ne është që jemi larguar nga rrjedha natyrore që na tregon kur është koha për të fjetur dhe që na ndihmon realisht të flemë”
 
Dhe pastaj vijnë teknologjitë.
 
Jo vetëm dritë artificiale, por të gjitha llojet e pajisjeve me ekranet LED,ndikojnë duke emetuar një formë të fuqishme të dritës blu.

"Tani që drita blu për fat të keq do të vendosë frenat në lirimin e një hormoni të quajtur melatonin gjatë natës, dhe melatonin është hormoni që jep sinjale kur duhet të fle. Teknologjia gjithashtu shkakton zvarritje të gjumit. Mesnata është koha kur mendojmë, se ndoshta duhet të dërgojmë emailin tonë të fundit, apo të kontrollojmë edhe një herë Facebook.

Dhe për të gjitha këto, ne shtojmë presionin ekonomik dhe shoqëror për të punuar më shumë, për të fjetur më pak dhe për të qenë më shumë si udhëheqës botërorë të njohur, përfshirë Donald Trump, Barack Obama dhe Margaret Thatcher, e cila pohoi se flinte vetëm 5 orë gjumë në natë ose edhe më pak” shprehet Walker.

Por ne duhet të aspirojmë për tu bërë më shumë si George W. Bush, i cili tha se flenë rreth 9 orë gjumë në natë.

"Bazuar në ndoshta rreth 10,000 studime studimore kërkimore tani. Numri i njerëzve që mund të mbijetojnë në gjashtë orë gjumë ose më pak dhe nuk tregojnë dëmtim, e shprehur në përqindje, është zero. "

Profesor Walker thotë se nesë flemë më pak se shtatë orë, do të  fillojmë të shohim pasojat shëndetësore.

"Çdo sëmundje e madhe që po na vret ​​në botën e zhvilluar: Alzheimer, kancer, obeziteti, diabeti, ankthi, depresioni, vetëvrasja. Të gjithë ata kanë lidhje direkte tani dhe shumë të forta me gjumin e mangët ", tha Walker.