Efekti i pandemisë Covid/ Eurostat: Rritet papunësia në Europë

Efekti i pandemisë Covid/ Eurostat: Rritet papunësia në Europë

Në mes të pandemisë Covid-19, ekonomia europiane po përpiqet të rimëkëmbet por nuk është e lehtë. Shumë dyqane, restorante dhe biznese nuk janë rihapur pas karantinës dhe shumë sipërmarrësve u është dashur të pushojnë nga puna punonjësit për t'u përballur me vështirësitë ekonomike. Recesioni ekonomik i shkaktuar nga koronavirusi nuk vonoi të kishte efekte mbi papunësinë, e cila në zonën e euros në muajin korrik u rrit nga 7.7% nga 7.9% në një muaj.

Sipas raportit të Eurostat, papunësia e të rinjve është rritur nga 17% në 17.3% në të njëjtën periudhë.

Në shumë vende qeveritë kanë parandaluar mundësinë e pushimeve nga puna, por tani që këto kufizime janë hequr, ndikimi i kësaj emergjence shëndetësore ka të ngjarë të shfaqet në muajt në vijim.

"Ka të dhëna që nuk shfaqen në raportin e Eurostat dhe që kanë të bëjnë me ata që e gjejnë veten në një situatë të papunësisë së përkohshme - tha Luca Visentini, sekretari i përgjithshëm i konfederatës sindikale europiane” Bëhet fjalë për ata që kanë kontrata pune me afat të caktuar ose që përfitojnë nga programet e mbështetjes së të ardhurave kombëtare përmes mbështetjes së punësimit dhe që llogaritet se janë rreth 45 milionë

“Nëse këta njerëz do të mbetet të papunë do të ishte një katastrofë” – tha Luca Visentini

Deputetët e BE-së së shpejti duhet të fillojnë diskutimin e kornizës së re financiare europiane shumëvjeçare, të miratuar tashmë në muajin korrik nga liderët e Unionit.

‘Shumë kanë frikë se kontinenti i vjetër mund të kalojë një dekadë tjetër të papunësisë’, - theksoi sekretari i përgjithshëm i konfederatës sindikale europiane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë